Ndërrime të shefave në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut

0
176

Udhëheqësit në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut të cilët nuk kanë pasur gradat përkatëse për punën që kanë kryer, tanimë do të zëvendësohen me njerëz të kualifikuar.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se në pozitat e udhëheqësve të hetimeve rajonale, administratës dhe forenzikës, që nga sot do të udhëheqin njerëz të rinj.Sipas këtyre burimeve, këto pozita me të cilat kanë udhëhequr njerëz pa grada përkatëse, do të zëvendësohen me ish-pjesëtarë të MUP-it serb, tani të integruar në institucionet e Kosovës, të cilët kanë gradën e majorit. 

“Sektorin e hetimeve  rajonale me të cilin deri tani ka udhëhequr Millan Ristoviq, do ta marr majori Nenad Simiq. Me të njëjtën gradë, në pozitën e shefit të administratës rajonale të veriut në policinë e Kosovës, të cilën e ka udhëhequr deri tani Dragan Kovaçeviq, do të vie majori Ivan Aksentijeviq, ndërsa në vend të Veselin Kadiq, me njësitin e forenzikës tani do të udhëheqë Sasha Millutinoviq, i cili posedon po ashtu gradën e majorit”, kanë thënë burimet.Burimet më tej kanë shtuar se këto ndryshime janë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.

Mësohet se për shkak të këtyre ndryshimeve, pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rajonit të veriut do të protestojnë sot nga ora 7:15 para stacionit të policisë bë veri të Mitrovicës.

(kosovapress.com, 13/03/2017)

comments

SHARE