Integrimi (Kali i Trojës)

Dita sa një vit, bile këtu në Kosovë. Ndodhitë, një faktor aq i parëndësishëm për popullin, prapëseprapë janë aty, të pranishme. Pse pavëmendshëm shikojnë përreth vetes, pse njerëzit nuk përpiqen që të ndryshojnë diçka? Ku është zhdukur energjia, ku ka humbur vullneti për një të nesërme më të mirë?

0
1142

Dita sa një vit, bile këtu në Kosovë. Ndodhitë, një faktor aq i parëndësishëm për popullin, prapëseprapë janë aty, të pranishme. Pse pavëmendshëm shikojnë përreth vetes, pse njerëzit nuk përpiqen që të ndryshojnë diçka? Ku është zhdukur energjia, ku ka humbur vullneti për një të nesërme më të mirë?

Veriu i Kosovës, aq i vogël e prapë hapësirë aq e rëndësishme edhe për Beogradin edhe për Prishtinën, dhembje koke. Ende po i shikoj përpëlitjet, kundërvëniet ndaj ndikimeve, me manipulim, por nga dita në ditë është gjithnjë e më afër integrimit të plotë, më afër Kosovës. Me Marrëveshjen e Brukselit apo pa të, institucionet ngadalë po vijnë në veri të Kosovës. Policia, politikanët, poltronët (hm, interesante që të gjitha fillojnë me po) janë shumë të vendosur në qëllimin që të mbijetojnë, mbase duhet të kuptojmë këtë, por është në pyetje edhe çmimi i asaj mbijetese, atij integrimi.
Këto ditë pati ndryshime të rëndësishme në komunën time, e besoj që njëjtë ka ndodhur edhe në tri komunat tjera veriore. Mbrojtja Civile në të cilën kanë punuar një numër i madh i njerëzve është zhdukur, disa të punësuar kanë mbetur pa punë, e ata që kanë pasur pak më shumë fat apo lidhje kanë kaluar në vende të tjera të punës. “Zëri” i Prishtinës transmetoi fjalët e Ministres për dialog të Beogradit dhe Prishtinës, Edita Tahirit, që tashmë 105 serbë kanë nënshkruar kontratat me dy institucione kosovare. Tetëdhjetë prej tyre do të punojnë në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kurse të tjerët në njësinë e paraburgimit në Mitrovicë. Këto kontrata janë nënshkruar në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit, e cila mes tjerash parasheh integrimin e strukturave të caktuara të komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Ndërtesa e komunës do të ketë punëtorë të rinj, inxhinierë, juristë, ekonomistë e të tjerë të financuar nga ana e Prishtinës. Për ato vende të punës është shpallur konkurs dhe këto ditë është një kërkesë shumë e madhe për to.

Një problem të madh do të shkaktojë marrëveshja për sigurimin dhe regjistrimin e automjeteve. Edhepse përpjekja që kjo marrëveshje të zbatohet tek qytetarët ka shkaktuar tensione të mëdha dhe mosmiratim. Është e ditur që në këtë pjesë të territorit lëvizin automjete pa targa edhe me targa me shenja të Serbisë, gjë që nuk do të jetë e lejuar në të ardhmen.
Administrata komunale, shkolla, policia, Mbrojtja Civile dhe disa institucione shumë të rëndësishme janë integruar tashmë ose po integrohen hap pas hapi. Formimi i gjykatës duket aq i ngadalshëm dhe po e minon imazhin e autoriteteve të Kosovës, por edhe pamundësia që të integrohet spitali i Mitrovicës. Shëndetësia mbetet e financuar vetëm nga Serbia (po them vetëm meqenëse institucionet e tjera janë të financuara si nga Prishtina ashtu edhe Beogradi). Por unë konsideroj që është vetëm një çështje kohe kur e gjithë kjo do të jetë në kornizë, e bashkangjitur Kosovës si shtet. Kali i Trojës ka shkelur me një hap të madh tek dyert e veriut të Kosovës.
Neve, qytetarëve të kësaj pjese të territorit na mbetet vetëm të vështrojmë dhe të përshtatemi. Të pranojmë atë që po na imponohet. E pranuam ne këtë apo jo, do të jetë ashtu siç vendosin “të mëdhenjtë”.