Kush jemi

Kush jemi

 

New Perspektiva synon të kontribuojë që të kuptohet qartë procesi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe procesi i normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe të nxisë integrim më të madh ndërmjet komuniteteve të Kosovës.

Këtë duam ta arrijmë duke nxitur njerëzit që të shprehin pikëpamjet e tyre për këto çështje. Ajo që është më e rëndësishme, t’i dëgjojmë dhe t’i shpërndajmë ato. Ne e bëjmë këtë duke ofruar hapësirë në uebfaqen tonë për pikëpamjet e bashkëpunëtorëve tanë, duke i përkthyer ato në një gjuhë të dytë. Shumica e autorëve tanë na i dërgojnë tekstet e tyre pa i nxitur. Si rezultat, synojmë të kemi një shtrirje të gjerë të pikëpamjeve dhe të lexuesve. Mesazhet e tyre i përdorim, aq sa mundemi, në aktivitetet tona të tjera.

Ne syojmë të botojmë informacione rreth procesit të normalizimit të lehtësuar nga BE-ja. Kjo duhet të ofrojë bazë objektive për të mundësuar diskutim më thelbësor dhe të kuptuar më të drejtë të asaj se çfarë nënkupton ky proces për jetën e individëve. As Qeveria e Kosovës, as ajo e Serbisë, e as BE-ja nuk i kanë informuar mjaftueshëm qytetarët se çka do të thotë procesi i normalizimit dhe marrëveshjet. Kjo ka çuar në keqkuptime, mite dhe frika të panevojshme.

Uebfaqja New Perspektiva është komponent unik i mediave në Kosovë pasi është e vetmja platformë dygjuhësore që merret në mënyrë specifike me çështjet që lidhen me normalizimin dhe integrimin më të gjerë. Ne jo vetëm që publikojmë artikujt dhe opinionet e autorëve tanë, por edhe shpërndajmë lajmet nga mediat e tjera, të cilat janë relevante për një proces më të gjerë normalizimi. Ne jemi veçanërisht të preokupuar që të sigurohemi se lajmet dhe informacionet që i publikojmë të jenë të sakta dhe të ofrojmë, aq sa mundemi, pikëpamjet e të gjitha palëve relevante. Nëse nuk janë të sakta, provojmë t’i përmirësojmë kurdo që është e mundur. S’ka lajme të rrejshme! Ne porositim artikuj përmbajtja e të cilëve besojmë se ndihmon në të kuptuarit më të mirë të çështjeve të ndërlidhura.

New Perspektiva ndërmerr edhe aktivitete të tjera që përputhen me objektivat e saj. Këto aktivitete bazohen gjithnjë në interaktivitet, pra debate, diskutime dhe tryeza. Veçanërisht jemi të interesuar të punojmë më shumë për të hapur mendjen për metodologjinë shumë-perspektivëshe të të mësuarit të historisë. Besojmë se kjo do t’i kontribuojë përmirësimit të të kuptuarit mes bashkësive dhe zhvillimit të qytetarëve të përgjegjshëm ndër brezat e ardhshëm.

Vlerësojmë se aktiviteti ynë i përgjishëm do të zhvillohet dhe do t’u përshtatet pikëpamjeve, ideve dhe kërkesave të njerëzve. Synojmë të jemi plotësisht të hapur dhe do të tentojmë gjithnjë të ofrojmë informacione dhe komente, e nëse nuk mundemi, këtë do ta themi.