Lajme nga jugu

Gjatë të gjitha ngjarjeve në 16 vitet e e fundit është ardhur tek një situatë ku populli serb në Kosovë ka mbetur praktikisht i ndarë në dy pjesë dhe atë në ata që jetojnë në enklava në jug të Ibrit dhe në ata që jetojnë në veri të tij. Meqenëse në botën e sotme fuqia e medias dhe rrjedhjes së informatave është me një rëndësi kyçe për një shoqëri, shtrohet pyetja si të komunikohet dhe si të kemi një pasqyrë të vërtetë për gjendjen në jug të Kosovës që ka të bëjë me pozitën e komunitetit serb.

0
1166

Gjatë të gjitha ngjarjeve në 16 vitet e e fundit është ardhur tek një situatë ku populli serb në Kosovë ka mbetur praktikisht i ndarë në dy pjesë dhe atë në ata që jetojnë në enklava në jug të Ibrit dhe në ata që jetojnë në veri të tij. Meqenëse në botën e sotme fuqia e medias dhe rrjedhjes së informatave është me një rëndësi kyçe për një shoqëri, shtrohet pyetja si të komunikohet dhe si të kemi një pasqyrë të vërtetë për gjendjen në jug të Kosovës që ka të bëjë me pozitën e komunitetit serb.

Duke qenë se jetojmë në botën bashkëkohore, qarkullimi i informatave është i lehtësuar përmes rrjeteve sociale dhe internetit në përgjithësi. Por, a është kjo gjithmonë mënyra e duhur për t’u informuar? Nganjëherë kjo mund të shkaktojë më shumë dëm se sa dobi sepse në internet mund të ketë gjithfarë informatash, veçanërisht nëse e marrim parasysh që situata në të cilën gjendet e tërë shoqëria në Kosovë është shumë e brishtë dhe që gjithmonë mund të përshkallëzohet në kah negativ. Nëse kësaj ia shtojmë edhe dëshirën e strukturave të caktuara të djathta dhe destruktive edhe të njërit edhe të tjetrit komunitet që përmes kësaj të kontrollojnë gjendjen në terren, atëherë sinqerisht mund të pyesim veten sa është kjo e mirë. Por, ja që jemi këtu ku jemi dhe njeriu duhet nganjëherë të jetë shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për besueshmërinë e informatave që i ofrohen auditoriumit të gjerë përmes këtyre rrjeteve dhe internetit në përgjithësi. Duhet të jemi të përmbledhur dhe të ndërgjegjshëm që të mund të arrijmë bile tek ndonjë përfundim adekuat.

Përveç kësaj, e hiq më pak e rëndësishme, është edhe ajo se si gazeta dhe televizione tue caktuara raportojnë nga Kosova sa i përket pozitës së komunitetit serb në përgjithësi. Derisa nga njëra anë kemi mediat perëndimore që janë në favor të pavarësisë së Kosovës dhe kështu edhe situatën në mjediset serbe e relativizojnë dhe e paraqesin si krejtësisht normale, në anën tjetër kemi mediat që nuk e shohin këtë në të njëjtën mënyrë prandaj situatën e paraqesin si krejtësisht të padurueshme dhe johumane. Kujt t’i besohet?

Ajo që është karakteristike është edhe ajo që disa media lokale serbe që funksionojnë në mjediset serbe në Kosovë në emisionet e tyre në mënyrë konstante flasin vetëm për dukuritë dhe tendencat negative në shoqërinë e Kosovës sikur nuk ka asgjë pozitive dhe sikur nuk ka njerëz që, edhepse të vetëdijshëm për pozitën e vështirë të komunitetit serb në Kosovë, po përpiqen që edhe në tërë këtë të gjejnë një fije drite dhe që përpiqen që disa gjëra t’i lëvizin në një drejtim pozitiv. Për fat të keq, për këtë raportohet shumë pak e edhe atëherë kur të ketë diçka të tillë në lajme, koha që i ndahet është shumë e shkurtër. Kjo edhe shumë probleme të tjera janë disa nga dukuritë negative më shkatërruese të cilat i hasim në nivelin lokal sa i përket raportimit për gjendjen e shoqërisë në Kosovë.

Nëse duam të flasim sinqerisht edhe të parët edhe të dytët kanë arsye për raportim të tillë, por për neve si konsumatorë të fundmë të ”produkteve” të tyre nganjëherë është vështirë të ndajmë të vërtetën nga gënjeshtra apo, thënë më butë, nga jo e vërteta. Derisa mediat serbe flasin për situatën e përmendur me një dozë dhembjeje dhe melankolie duke paraqitur vetëm dukuritë dhe përshtypjet negative, në anën tjetër mediat kosovare dhe mediat tjera perëndimore për të njëjtën gjë flasin në një mënyrë krejtësisht tjetër me qëllimin që gjendja të paraqitet në një mënyrë krejtësisht të ndryshme. Kështu për shembull e kemi rastin që shtëpitë mediale serbe në mënyrë simptomatike lidhen për lajme negative nga Kosova ashtu që edhe polemikën më të vogël të çfarëdo lloji e paraqesin si kruciale dhe vendimtare për popullin serb në Kosovë duke shkaktuar kështu një dozë të caktuar të frikës dhe pasigurisë tek lexuesit në mjediset serbe në Kosovë. Poashtu edhe lajme të caktuara të disa shtëpive serioze mediale në Serbi ngjyrosen me konotacion negativ pa marrë parasysh se cili është thelbi i ngjarjes në fjalë, e tërë kjo me qëllimin që jeta në Kosovë të paraqitet si jashtëzakonisht e rëndë dhe e padurueshme. Por kjo është detyra e gazetarit i cili ekskluzivisht varet nga ajo se çfarë qëllimi dëshirohet të arrihet me atë lajm. Ky qëllim përfundimtar është ajo çka në të vërtetë e përcakton mënyrën e prezantimit. Fatkeqësisht, derisa në botën e zhvilluar mediat përdoren ashtu që lajmi i vërtetë dhe vetëm i vërtetë të bartet tek shikuesi, tek ne mediat kryesisht përdoren për qëllime politike dhe nacionale apo thënë më mirë për qëllime nacionaliste. E kemi edhe rastin kur e njëjta gjë paraqitet në mënyrë krejtësisht të ndryshme; bëhet fjalë për pritjen e Vitit të Ri sipas kalendarit julian dhe ashtu që në fotografitë dhe videot e mediave në Kosovë është treguar fotografia e një grupi të rinjsh që bartin flamurin serb me komentin se bëhet fjalë për festën që përveç euforisë së Vitit të Ri bart edhe të ashtuquajturën euforinë serbomadhe gjë që në esencë nuk është e vërtetë dhe është vetëm kundërproduktive. Të njëjtën fotografi disa media të shkruara e kanë transmetuar si provë që ka gjithnjë e më shumë të rinj serbë të Kosovës që kurrë nuk do të heqin dorë nga Kosova duke iu shtuar me këtë rast edhe epitete tjera të shumta djathtiste këtyre djemve të paraqitur në fotografi. As njëri e as tjetri lajm nuk janë të vërtetë dhe janë të konstruktuar ashtu që të arrihet qëllimi përfundimtar e ai është krijimi i vetëdijes së lexuesve dhe shikuesve në një mënyrë të ”shtrembëruar”. Derisa mediat në Beograd nga Kosova raportojnë siç e thashë pothuajse gjithmonë me tone negative, në anën tjetër mediat në Prishtinë të njëjtën situatë e paraqesin në mënyrë krejtësisht tjetër. Si pasojë kemi që populli i Kosovës, i cili po të mbështetej plotësisht në ato që i thonë mediat, nuk do të kishte kurrë pasqyrën e vërtetë të gjendjes në mjediset serbe në Kosovë e kjo është tejet e rëndësishme në këtë fazë të negociatave.

Secili që dëshiron që nga Kosova të ofrojë një lajm duhet të dijë që secili lajm e ka pasojën e vet, e këtu kjo mund të jetë një gjë shumë e rrezikshme. Për këtë arsye paraqitja e lajmit mbart përgjegjësi të madhe.

Nuk guxojmë të harrojmë edhe kontaktin personal që njerëzit që jetojnë në enklavat e lartpërmendura e kanë me njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës. Ai kontakt është prapëseprapë vendimtar kur duam ta ndajmë shapin prej sheqerit sepse vetëm atëherë e shohim se kush dhe çka po raporton nga Kosova dhe vetëm atëherë e shohim se nganjëherë e kemi shumë gabim sa i përket gjendjes së komunitetit serb në Kosovë. Nganjëherë kjo gjendje është më e rëndë sesa paraqitet në media e nganjëherë shumë më e mirë.

Dhe siç thotë motoja e një shtëpie televizive E DREJTA JUAJ QË T’I DINI TË GJITHA, na jepni më në fund atë të drejtë dhe do të jetë shumë më mirë për të gjithë neve.