Shtyhet hapja e urës në Mitrovicë

0
962

Për sot ka qenë e paraparë hapja e urës kryesore në lumin Ibër në Mitrovicë. Kjo hapje nuk është bërë e në afërsi të urës është ngritur muri për të cilin pala kosovare thotë të mos ketë qenë në marrëveshje e pala serbe këmbëngul të jetë pjesë e negociatave në kuadër të projektit të urës, transmeton Koha.net.

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Maja Kocijançiq ka deklaruar se BE vazhdon bisedimet me dy palët që të gjendet, siç ka thënë ajo, zgjidhje e pranueshme për të gjitha çështjet lidhur me punimet në urë.

Zyrtarë të Kosovës kanë thënë se muri është i paligjshëm dhe se ai do të rrënohet më 1 ose më 17 shkurt.

Prefekti i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq është përgjigjur se rrënimi i murit nuk mund të kalojë pa pasoja.

(koha.net, 20/01/2017)