Rebelizmi dhe përçarjet tek serbët

Politika shtetërore e Serbisë, përkundër një sërë shembujsh përmes të cilëve ka manifestuar paaftësinë e saj për të mbajtur premtimin e dhënë, ia ka dalë të manipulojë një numër të madh njerëzish që ende besojnë, por në këtë mënyrë po krijon përçarje të popullit serb në Kosovë. Qëndrimet që formohen kah të fryen era, qoftë nga lindja apo nga perëndimi, më së shumti ndikon në popullin, i cili është kryesisht i rrezikuar në aspektin social.

0
136

Jam i sigurt që populli serb nga Kosova do të mbështeste politikën e qartë të Beogradit edhe me kusht që do të pësonte (gjë që nuk ka qenë rast i rrallë në të kaluarën), por krijimi i konfuzionit gjatë manipulimit të banorëve serbë nga këto hapësira sjellë deri tek një rebelizëm dhe përçarje të mëdha. Përçarje që janë të pashmangshme sepse nuk ekziston një qasje e njëjtë si ndaj vartësve ashtu edhe ndaj atyre që mendojnë me barkun e tyre. Kështu që ata serbë që nuk janë të preferuarit e Beogradit “zyrtar” janë të detyruar që t’i gjejnë çarenë vetes, të shkojnë jashtë vendit, të shkojnë në Serbinë qendrore,  t’i bashkëngjiten shërbimeve të Kosovës siç janë policia, tani edhe ushtria etj. Një fjalë e urtë popullore thotë që uria e ka shtyrë edhe peshkun më të mençur në grep. Paj, do të mund të thuhej që ky grep i ka dy krahë, Beogradin dhe Prishtinën.

Ata që kërkojnë për vete një jetë më të mirë përmes institucioneve të Kosovës ka ndodhur që kanë marrë mbështetje por edhe kritikë nga Beogradi. Shembull tipik është integrimi i policisë serbe në sistemin e Kosovës – policët serbë të cilët në rroba civile kryenin punë për shtetin e Serbisë deri në momentin e integrimit në sistemin kosovar, i cili u dakordua me marrëveshjen e Brukselit. Këtë marrëveshje e ka sigluar kryeministri i atëhershëm, president aktual i Serbisë, Aleksandar Vučić. Gjatë arrestimit të Marko Djurić-it në Mitrovicë, presidenti thotë se ka pasur njohuri se midis policëve që kanë arrestuar Djurić-in fatkeq ka pasur edhe serbë. I njëjti njeri, presidenti  Aleksandar Vučić, përmes mediave, i ka denoncuar ata serbë të cilët ai vetë i ka shtyer në institucionet kosovare se si e kanë tradhtuar fisin serb dhe se si ai e di se për cilët policë është fjala. Madje ai paralajmëroi se do të ndërmarrë masa të caktuara kundër tyre. Paradoksale, apo jo?

Pas thirrjeve që pjesëtarët e ardhshëm serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës “të shpallen të padëshiruar në të gjitha objektet publike,” që të mos ftohen “as në gazmende as në pikëllime,” “as në kishë, as në kafene,” që serbët të mos marrin pjesë në formimin e ushtrisë së Kosovës, porse të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe që të sillen në mënyrë të përgjegjshme e të kujdesen për veten dhe sigurinë e tyre, serbëve të Kosovës iu erdhi një porosi e re nga Marko Djurić-i i cili thotë “Sipas legjislacionit tonë penal, hyrja në formacione të armatosura ilegale është  kundër ligjit dhe e dënueshme me deri në 10 vjet burg .” Kështu që imponohet pyetja nëse hyrja e serbëve në policinë e Kosovës (të cilën e ka mbështetur Serbia) është e paligjshme dhe e dënueshme, pasi që edhe policia është një formacion i armatosur. Djurić-i shtoi se çfarëdo formimi i formacioneve ilegale paraushtarake në territorin tonë është në kundërshtim me Rezolutën 1244, në kundërshtim me Marrëveshjen ushtarako-teknike të Kumanovës dhe me qëllimin tonë kryesor shtetëror dhe kombëtar. Ky është një rrëfim që rrallëkush mund ta „gëlltis“, secili qytetar normal do t’i referohej të njëjtës Rezolutë, e cila po ashtu përfshin një pjesë të ushtrisë serbe në Kosovë.

Rebelizmin tek serbët nga Kosova kryesisht e krijojnë zyrtarët kontradiktorë serbë të cilët thonë se Kuvendi i Kosovës është i paligjshëm, por i kanë vendosur njerëzit e tyre të ulen aty, thoshin që serbët assesi të mos e pranojnë gjyqësorin e Kosovës, por delegacioni serb nënshkroi në Bruksel, thoshin që “Telekom Srbija” nuk do të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës, por edhe këtë e kanë nënshkruar në Bruksel, serbët paguajnë faturat e tyre në euro, që është monedha zyrtare në Kosovë. Këto janë vetëm disa nga faktet, ndërsa politikanët serbë janë ekspertë për ta bindur popullin e vet për të kundërtën. Gjendja kaotike e krijuar qëllimisht ka krijuar rebelim, krijoi përçarje tek serbët, krijoi migrime ekzistenciale.

Politika shtetërore e Serbisë, përkundër një sërë shembujsh përmes të cilëve ka manifestuar paaftësinë e saj për të mbajtur premtimin e dhënë, ia ka dalë të manipulojë një numër të madh njerëzish që ende besojnë, por në këtë mënyrë po krijon përçarje të popullit serb në Kosovë. Qëndrimet që formohen kah të fryen era, qoftë nga lindja apo nga perëndimi, më së shumti ndikon në popullin, i cili është kryesisht i rrezikuar në aspektin social. Gjegjësisht, ajo që dua të theksoj është presioni i vazhdueshëm mbi serbët e Kosovës, si nga Prishtina ashtu edhe nga Beogradi. Autoritetet serbe assesi të mund të  krijojnë një pasqyrë të qartë për popullin dhe ta orientojnë atë, assesi që kjo ideologji të dalë në sipërfaqe dhe t’i orientojë njerëzit se si të mendojnë, çfarë të presin nga e ardhmja.

comments

SHARE