Sot në Bruksel vazhdojnë bisedimet

Takimi në Bruksel do të synojë që të rrumbullaksoj të gjithë hapat dhe për këtë qëllim delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, do të qëndroj në Bruksel ku bisedimet do të ndërmjetësohen nga ana e Bashkimit Evropian.

0
1081

Siç ju kemi paralajmëruar në raundin e fundit të bisedimeve, i mbajtur në Bruksel më 2 dhe 3 gusht 2016, ka pasur përparime në drejtim të përfundimit të hapave drejt marrjes së kodit telefonik shtetëror për Kosovën 383 nga ana e ITU-së.

Takimi i nesërm në Bruksel do të synojë që të rrumbullaksoj të gjithë hapat dhe për këtë qëllim delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, do të qëndroj në Bruksel ku bisedimet do të ndërmjetësohen nga ana e Bashkimit Evropian.

Para nisjes për Bruksel, minsitrja Tahiri deklaroi se është optimiste që procesi i bisedimeve nesër do të jap rezultate përfundimtare dhe së shpejti Kosova do të marr kodin telefonik ndërkombëtar 383 që është shumë i rëndësishëm në fushën e telekomunikimeve të Republikës së Kosovës.

Në delegacion do të jenë përfaqësues të ARKEP-it, Telekomit të Kosovës dhe Ipko-së.

( kryeministri-ks.net,  14/08/2016)