Dialogu do të vazhdojë. Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për radion Evropa e Lirë thotë se dialogu dhe implementimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel do të vazhdojë.
14 DhjetorDialogu do të vazhdojë. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Frederica Mogherini thotë se dialogu i nivelit të lartë do të vazhdojë pas pushimeve të Kërshëndellave dhe Vitit të Ri.
15 DhjetorBisedimet teknike në Bruksel. Edita Tahiri merr pjesë në takimet në Bruksel mbi energjinë, licencimin e kompanive në Veri, dhe importet e barnave.
17 DhjetorLS abstenon në votim të buxhetit. Deputetët e Kuvendit nga radhët e Listës Serbe abstenojnë në votimin e buxhetit kombëtar për shkak të pakënaqësive me fondet e alokuara për komunat me shumicë serbe. Zëvendëskryeministri Branimir Stojanovic tha se as 5%, e totalit prej 1.7 miliardë euro, nuk është alokuar për ato komuna. Mustafa: Personat e pagjetur temë bisedimesh në Bruksel. Kryeministri Mustafa thotë se ai do të insistojë që çështja e personave të pagjetur të bëhet temë e bisedimeve në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.
29 Dhjetor- Dialogu në shkurt. Zëvendëskryeminstri Thaçi thotë se dialogu Prishtinë-Beograd do të rifilloj në shkurt. "Takimet do të mbahen në nivel të kryeministrave dhe zëvendëskryeministrave. Baza ende është marrëveshja e prillit edhe pse Serbia po përpiqet të vonojë implementimin e saj," tha Thaçi.
30 Dhjetor