Zgjedhjet dhe demografia

Me kalimin e kohës, mendoj se do të vërtetohen interpretimet e disa subjekteve të caktuara politike nga Kosova që në zgjedhjet e ardhshme lokale më 22 tetor do të futen një numër i madh njerëzish nga Serbia qendrore në veri të Kosovës ashtu që atë ditë të bëhen qytetarë të atyre komunave dhe të kryejnë „obligimin e tyre qytetar.“ Po them interpretime të arsyeshme sepse këtë pamje e kemi parë në qershor gjatë zgjedhjeve parlamentare.

0
1044

Pas eksodit të popullatës nga Kosova që po kemi rast ta shohim shumë shpesh kohët e fundit, më duhet të them se duke shfletuar shtypin kosovar u befasova pozitivisht me pasqyrën demografike të Kosovës. Në të vërtetë, ajo që unë dëshiroj të theksoj është rritja e numrit të votuesve në krahasim me zgjedhjet paraprake. Ka më shumë se 18000, siç e transmetoi gazeta kosovare “Zëri”. Kjo ditore është marrë me këtë çështje edhe në zgjedhjet e mëparshme, ku ka treguar se Kosova ka 1.9 milion votues e diçka më pak se 1.8 milion banorë! Me të vërtetë interesante, votojnë të gjallët, të vdekurit, fëmijët, diaspora. Hmmm, në interes të kujt është e tërë kjo? A mos po manipulon dikush me statistikën, a po manipulohet me njerëzit? Kur e përmenda manipulimin, do të duhej përmendur se ambasadori britanik në Kosovë i ftoi votuesit që në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor të mos votojnë për kandidatët me dosje kriminale.  Gjithsesi një gjest i mirë i zotit ambasador, por dyshoj që kandidatët e aftë dhe etik do të kenë aq sukses, thjesht është shumë i fuqishëm lobi i kandidatëve që nuk e kanë  një të kaluar aq lavdërueshme.   

Dallimi shumë i madh në statistikë ndodhi për shkak të dështimit të institucioneve për të pastruar listat zgjedhore, kurse rezultati i atij dështimi u manifestua në rezultatet e zgjedhjeve, e besoj edhe në manipulimet e ndryshme me vota. Këtë problem në zgjedhjet e kaluara e paralajmëruan edhe politikanët e partisë „Vetëvendosje“ ku vunë në dukje tepricën prej 615000 votave në krahasim me numrin e banorëve. Këta janë njerëzit nga diaspora dhe ata që nuk janë më në mesin e të gjallëve, ndërsa me vite të tëra shërbejnë për fitore politike, ashtu siç tregojnë ata. Madje disa votues, ashtu në shaka, por prapë në mënyrë sarkastike, thoshin se dilnin në zgjedhje vetëm për t’i parë më të dashurit e tyre që nuk janë më në mesin e të gjallëve. Mbetet pyetja, a do të jetë kështu edhe në zgjedhjet e kësaj të diele?

Një vështrim i shkurtër mbi popullatën serbe që është në pakicë, por prapë fryhet – edhe ajo dëshiron të tregojë se ka më shumë serbë në Kosovë, e qëllimi është në fakt dominimi i partisë e cila mbështetet nga ana e Beogradit. Me kalimin e kohës, mendoj se do të vërtetohen interpretimet e disa subjekteve të caktuara politike nga Kosova që në zgjedhjet e ardhshme lokale më 22 tetor do të futen një numër i madh njerëzish nga Serbia qendrore në veri të Kosovës ashtu që atë ditë të bëhen qytetarë të atyre komunave dhe të kryejnë „obligimin e tyre qytetar.“ Po them interpretime të arsyeshme sepse këtë pamje e kemi parë në qershor gjatë zgjedhjeve parlamentare. Për organizimin e kësaj mase e cila për 10 euro apo e shtërnguar nga rrethanat u desht të jetë në vendet zgjedhore atë ditë, është meritor, apo më mirë të themi përgjegjës, dikush që ka më së shumti ndikim tek popullata serbe gjatë viteve të fundit. 

Çfarë roli do të ketë KQZ-ja (Komisionit Qendror Zgjedhor) në zgjedhjet lokale na mbetet të shohim? A do të jenë konsekuent, “të mbajnë statistikën” dhe të shikojnë heshtazi ngjarjet apo do të shohim ndonjë hap demokratik përpara në krahasim me të kaluarën?