A nuk na e tha?

Ne prestajem da razmišljam o tome da je on znao šta mu se sprema, ali nije želeo da beži kao što nije bežao ni kada su ga hapsili kao osumnjičenog za ratne zločine. Umesto toga, on se suočio sa pravdom, koja ga je uslovno oslobodila, i suočio se sa nepravdom, koja ga je mecima lišila slobode. Kada bi mogao da govori sada, zamišljam da bi, uz prepoznatljiv, neizbrisiv osmeh na licu, pitao: Zar vam nisam rekao?

0
287

Ky është një tregim subjektivisht objektiv për Oliver Ivanović-in. Subjektivisht, më vjen keq për të. Objektivisht, jo. Objektivisht, më vjen keq për idenë e lirisë së zgjedhjes, lirisë së mendimit, lirisë së fjalës të serbëve në Kosovë, për idenë e lirisë që ka vdekur… jo, që u vra (!) së bashku me Oliverin, vrasja e të cilit na bëri të brishtë, të mposhtur, pothuajse të paaftë që idenë për lirinë ta kthejmë në jetë. Unë them “idenë” për lirinë, sepse, “liria” është një term që është shumë i vështirë për t’u konceptuar në Kosovën veriore, një term tepër abstrakt që të mund të imagjinohet.

Edhe përkundër mungesës së lirisë, për shumicën e këtyre njerëzve, të cilët tashmë, në masë të madhe, janë mësuar me mungesën e saj, sipas radhës së sistemeve të ndryshme jodemokratike të cilat janë ndërruar gjatë historisë së tyre, dhe këtij të tashmit, kuazidemokratik, më e dukshmja është megjithatë mungesa e mundësisë, guximit dhe vullnetit për të luftuar për atë liri, e cila u është kufizuar, por nuk u është marrë  plotësisht, përveç nëse vetë heqin dorë nga ajo, gjë që, për fat të keq, shumë shpesh edhe ndodh.   

Oliver Ivanović luftoi për krijimin, shpërndarjen dhe ruajtjen e asaj lirie. Me kandidaturën e tij në zgjedhjet e Kosovës e tregoi iniciativën që këtë ide ta zbatojë në praktikë. E drejta e tij që të kandidohet si kandidat i lirë, e paraparë me ligje edhe të këtij edhe të atij sistemi, nuk iu mohua, por as nuk qe e mbrojtur sa duhet. Kështu ishim dëshmitarë të një fushate publike në kuadër të së cilës Ivanović dhe bashkëpunëtorët e tij u karakterizuan si tradhtarë të popullit serb dhe që “kush voton për  Oliverin, voton kundër Serbisë”.

“Nuk mund të luftosh kundër shtetit”, dëgjohej shpeshherë në popull gjatë atyre ditëve të fushatës e cila qartazi kishte për qëllim dehumanizimin, “deserbizimin” e Oliverit dhe mënjanimin e tij nga skena politike. Për suksesshmërinë e kësaj fushate është e tepërt të flitet. Epo mirë, nuk ka tregues se çka i kontribuoi asaj që ata të cilët Oliveri i konsideroi që “megjithatë janë më shumë”, në të vërtetë të dëshmojnë të kundërtën me mosdaljen e tyre në zgjedhje apo me votimin për opsione tjera politike. Ndoshta gaboi në llogaritje.

Megjithatë, mbetën më pak nëpër shtëpi apo nëpër kafiteri atë ditë kur ata që megjithatë ishin më shumë e përcollën Oliverin nga Mitrovica. Po ta dinte Oliveri se sa prej atyre që megjithatë janë më shumë nga ajo kolonë mendojnë që tani do të votonin për të, pasi që u vra në prag të zyrës së partisë së tij, do të kishte dashur që të kishin shtënë mbi të para zgjedhjeve lokale në Kosovë në tetor 2017. Pastaj, do të donte edhe ai, sikur edhe ne që jemi megjithatë më shumë tani dëshirojmë që ai plumb prej anash të mos kishte qenë fatal dhe që ai të mbijetonte. 

Nuk pushoj së menduari për atë se si ai e dinte se çfarë po i përgatitej, por nuk deshi të ikte, ashtu siç nuk iku as atëherë kur e arrestuan si të dyshuar për krime lufte. Në vend të kësaj, ai u përball me drejtësinë, e cila e liroi atë me kusht, dhe u përball me padrejtësinë, e cila me muaj e kishte privuar nga liria. Po të mund të fliste tani, e imagjinoj që, me atë buzëqeshje të dallueshme dhe të pashlyeshme në fytyrë, do të pyeste: A nuk ua kam thënë këtë?

– A nuk ua kam thënë këtë? Po, ua kam thënë. Të gjitha i keni shkruar, më thatë që i keni dërguar raportet, keni shtërnguar duart me mua dhe më inkurajuat që ta vazhdoj luftën me mullinjtë e erës.

– Por, zoti Ivanović, nuk na thatë që së shpejti do të vriteshit!

– Ndoshta nuk ua kam thënë këtë. Por ju kam thënë që siguria është jashtëzakonisht e rrezikuar, që kandidatët po tërhiqen për shkak të presionit të madh, dhe në fund të fundit ua thashë qartë që   kandidatët janë të cenuar sa i përket sigurisë dhe ekzistencës, sepse po hidhen bomba, po digjen automobila, po kërcënohen fëmijët…Çka tjetër deshët t’ju them? Kush është vrasësi im? Paj ja, dhashë shpirt derisa përpiqesha që ta shikoj në sy. 

Kështu unë bisedoj me Oliverin në kokën time dhe vras mendjen, ka pasur aq shumë paralajmërime, aq gjurmë, që nuk keni mundur t’i shpërfillni apo të mos i merrni parasysh, përveç nëse nuk u ka shkuar për shtati, apo ishte krejt njëjtë për ju. Me kryerjen e hetimeve dhe me pjesëmarrjen në to, me kërkimin aktiv të provave dhe prezantimin e të gjitha njohurive që mund të jenë prova, të gjithë individët, tanët apo të tyre, vendor apo të huaj, të gjitha sistemet dhe të gjitha shërbimet, kanë për detyrë që t’i kontribuojnë zgjidhjes së kësaj vrasjeje, të cilës me dëshirë ose pa të, duke shpërfillur shenjat e qarta të paralajmërimeve apo duke i prodhuar ato, bile në mënyrë indirekte i kanë kontribuar kësaj.   

„Vendi më i errët në ferr është i rezervuar për ata që rrinë neutral në kohë krize të madhe morale“ (Dante Alighieri).

SHARE