Afat për të menduar 

Në vend se të vendosen afate për përfundim,  do të ishte më e dëshirueshme që po ajo BE të vendosë afate të qarta deri kur do të duhej të zbatohej ajo që tashmë është dakorduar dhe nënshkruar. Sikur të gjithë së bashku t’i shihnim rezultatet e negociatave të gjertanishme, të githë do ta kishim më lehtë që vetes t’i vendosim afate të qarta dhe më të përcaktuara deri kur secili segment i negociatave do të duhej të merrte epilogun e vet edhe në terren.

0
91

Qe një kohë të gjatë të gjithë së bashku po e ndjekim dhe komentojmë procesin e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë kështu që duke bërë këtë jemi të njohur me shumicën e asaj që është arritur por edhe me atë që është nënshkruar e nuk është zbatuar në terren. Mirëpo vetëm gjatë vitit të fundit gjithnjë e më shumë po përmenden afate të caktuara deri kur do të duhej të nënshkruhej akti juridikisht i obligueshëm midis dy palëve negociatore. Natyrisht që kjo është e dëshirueshme, por shtrohet pyetja se si arrihet deri tek ato afate, d.m.th. në përgjithësi deri tek këto data. A është ky një interpretim provizor i rrjedhës së negociatave dhe të arriturave në atë proces, apo është ky një vlerësim i llojit të vet se deri në cilën datë parashihet që negociatat të arrijnë fundin e tyre, kjo mbetet të shohim. 

Tërë kompleksiteti i gjithë problemit të çështjes së Kosovës lë hapësirë që nga institucionet e BE-së, të cilat kanë marrë përsipër obligimin për të ndërmjetësuar në negociata, të kërkohet qartazi që afatet për një çështje kaq të vështirë të mos vendosen, sepse lënë pak hapësirë që të gjitha aspekteve të problemit t’u kushtohet koha e duhur.  Pavarësisht nga të gjitha këto, institucionet e përmendura vazhdojnë të insistojnë që negociatat të përfundojnë deri në gjysmën e vitit të ardhshëm, edhe pse ata janë padyshim të vetëdijshëm se kjo në praktikë është e pamundur. Qëndrimet e palëve në negociata janë gjithnjë e më larg nga njëra-tjetra në lidhje me zgjidhjet e ofruara, kështu që është tejet e sigurtë që as ky afat nuk do të respektohet. Fundja, negociatat po vazhdojnë me vite të tëra e në realitet pak ka ndryshuar, e kjo më së shumti me fajin e ndërmjetësuesit, i cili padyshim nuk i lejon të dy palët të bien dakord për çështjet kyçe në mënyrë të pavarur prej kujtdo. Gjithsesi, ky qëndrim nuk duhet të interpretohet se ofertat e caktuara nga njëra palë ose nga pala tjetër janë pranuar nga të dyja palët, por vërehet se ka vullnet dhe vendosmëri të fortë që megjithatë të arrihet deri tek një marrëveshje.

Po ashtu, vendosja konstante e afateve për përfundmin e negociatave mund të interpretohet edhe si vendosje e afatit deri kur fuqitë e mëdha do të jenë të gatshme të tolerojnë lojërat politike si të njërës ashtu edhe të palës tjetër, kurse pas skadimit të atij afati fuqitë e mëdha do të marrin mbi vete obligimin që të marrin vendimin për zgjidhjen e problemit të Kosovës ashtu që si njërën edhe palën tjetër do t’i kushtëzojnë politikisht që marrëveshja e imponuar të nënshkruhet dhe të zbatohet. Natyrisht, ky është qëndrimi im personal, por sa më shumë kohë që po kalon, arsyeshmëria e një qëndrimi të këtillë po bëhet sa vjen e më e madhe. Jemi të vetëdijshëm se një qasje e tillë dhe parim i zgjidhjes së problemeve siç është ky askund të botë nuk ka dhënë rezultatet e duhura, por sikur dikush me qëllim të keq dëshiron që në këto treva tona të lë një pjesëz të vogël të problemit të pazgjidhur në mënyrë që në një periudhë të mëvonshme ky të jetë një arsyetim për një prani më të gjatë të të njëjtëve në hapësirat tona. Shumica e atyre që, qoftë edhe në mënyrë indirekte, ashtu siç bëjmë ne, e ndjekin zhvillimin e negociatave, e shohin dhe janë të vetëdijshëm se qëndrimi i BE-së nuk është aspak konstruktiv, por sipas një rregulli të pashkruar hezitojnë ta thonë këtë publikisht. Në fund të fundit, të gjithë ata që nga larg vendosin afate sigurisht nuk planifikojnë të jetojnë në Kosovë, kështu që një zgjidhje e keqe apo e mirë aspak nuk luan rol shumë të rëndësishëm. Para së gjithash, afatin për përfundimin e negociatave duhet ta vendosin pikërisht palët në negociata sepse ato janë të vetmet që në mënyrë legjitime mund të vlerësojnë se sa kohë nevojitet për të negociuar ashtu që të arrihet deri tek ndonjë zgjidhje. Por po ashtu jemi të vetëdijshëm se edhe në vetë procesin e negociatave është hyrë me vullnet të huaj kështu që edhe të gjitha të tjerat do të zhvillohen pikërisht ashtu siç dëshirojnë ata që na e kanë imponuar procesin e negociatave. Një qëndrim të këtillë nuk duhet kuptuar si qëndrim negativ ndaj procesit të negociatave, por meqë veç e kemi nisur këtë proces, edhe jemi të vetëdijshëm se çfarë rëndësie ai bart me vete, afatet për përfundimin e negociatave duhet t’i dakordojnë pikërisht ato palë që do të kenë dobi apo dëm nga procesi në fjalë. Në vend se të vendosen afate për përfundim,  do të ishte më e dëshirueshme që po ajo BE të vendosë afate të qarta deri kur do të duhej të zbatohej ajo që tashmë është dakorduar dhe nënshkruar. Sikur të gjithë së bashku t’i shihnim rezultatet e negociatave të gjertanishme, të githë do ta kishim më lehtë që vetes t’i vendosim afate të qarta dhe më të përcaktuara deri kur secili segment i negociatave do të duhej të merrte epilogun e vet edhe në terren. Por që kjo nuk është kështu në realitet, ne qytetarët e zakonshëm po e shohim këtë më së miri.

comments

SHARE