Ahmeti: Të pezullohet taksa, t’i jepet shansë Dialogut

0
160

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë që janë për t’u pezulluar taksa për t’i dhënë shansë dialogut, por nëse dialogu nuk do të ketë sukses, ajo të rikthehet menjeherë në fuqi.

Në IMAZH të RTK-së, ai ka deklaruar se këtë ia ka thënë edhe kryeministrit Haradinaj, dhe ka kërkuar që për këtë të merret një vendim i përbashkët i të gjitha partive politike në Kosovë. Por ai ka thënëse se nuk është e udhës që të kushtëzohet dialogu, pasi që çdo javë mund të ketë kushtezime nga secila palë. “Taksa është e drejtë, por nuk është mirë që Haradinaj të ndihet i vetmuar në këtë çështje, duhet koordinim, dhe nëse merret vendim të merret bashkërisht”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai ka thënë se të martën e javës tjetër do të dorëzohet në Kuvend platforma për bisedime, derisa komunikatën e sotme të LDK-së dhe LVV-së e ka quajtur për keqardhje, pasi që sipas tij të gjitha gjërat që i kanë kërkuar i kanë pasur në platformën që e ka propozuar PSD-ja muaj më parë.

Krei i Prishtinës i ka quajtur qesharake akuzat e LVV-së për qumështin, dhe komike ato të LDK-së për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet në Prishtinë.

(rtklive.com, 06/02/2019)

SHARE