Analiza e trendeve – qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë 

Ky hulumtim dallon prej hulumtimeve të mëparshme edhe për faktin se të anketuarve u është bërë edhe një pyetje dhe atë në lidhje me mbështetjen për aq shumë të përmendurin përcaktim të kufijve që si zgjidhje eventuale është ofruar disa herë deri më tani.

0
67

Sipas praktikës tashmë të vendosur, sektori joqeveritar në Kosovë për të katërtin vit me radhë ka publikuar rezultatet e hulumtimit brenda komunitetit serb përkitazi me pikëpamjet lidhur me situatën aktuale politike, atë të sigurisë dhe ekonomike. Nuk ka ndryshime të mëdha në qëndrime, por sigurisht disa rezultate ia vlenë të kenë vëmendjen tonë. 

Nga 540 të anketuar dhe atë 270 në veri dhe 270 në komunat serbe në jug u hartua konkluzioni dhe u publikuan rezultatet që pasqyrojnë qëndrimin e të anketuarve. Pa marrë parasysh numrin e të anketuarve, qëndrimet merren si relevante dhe si të tilla duhet të merren parasysh si një paraqitje e llojit të vet e gjendjes së tanishme. Hulumtimi në terren është kryer nga ana e OJQ-së AKTIV nga Mitrovica, me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur. 

Që të mos hyjmë në analizë më të thellë të raportit të gjithmbarshëm, do të përmendim vetëm disa qëndrime kyçe që mund të jenë interesante si dhe ato ku vërehet një dallim i madh sa i përket hulumtimeve nga vitet e mëparshme. 

Një fakt shkatërrues është që madje 92% e të anketuarve konsiderojnë që trendet e përgjithshme në Kosovë nuk shkojnë në favor të komunitetit serb dhe si të tillë nuk janë inkurajues për komunitetin serb. Kjo do të mund të interpretohej si pasojë e ngecjes së dialogut si dhe rezultateve të zgjedhjeve të fundit ku fitoren e morën ato fraksione dhe opsione politike që në agjendën e tyre nuk kanë qëndrim dashamirës ndaj procesit të normalizimit të marrëdhënieve në relacionin Beograd-Prishtinë. Si konfirmim i kësaj mund të theksohet që madje 50% e të anketuarve pikërisht këtë arsye e theksojnë si kyçe për marrjen e këtij qëndrimi dhe që kjo përqindje e të anketuarve ka një trend konstant të rritjes. 

Nga 92% e të anketuarve të përmendur që kanë qëndrim negativ ndaj trendeve të tanishme në Kosovë, më pak se gjysma – edhe ate 41.6% – mendojnë se papunësia dhe situata e keqe materiale është në fakt arsyeja kyçe për formimin e një qëndrimi të tillë ndaj trendeve në Kosovë.

Se që të gjitha qëndrimet dalin nga klima politike mund të konkludohet nga ajo që madje 60.2% e të anketuarve kanë qëndrim se në Kosovë nuk ekziston një politikan që do të kishte mbështetjen e tyre, d.m.th kjo përqindje e tyre mendon se në Kosovë nuk ekziston një politikan të cilit i besojnë. Ky qëndrim mund të merret si relevant sepse numri i serbëve në Kosovë që janë politikisht aktiv është në rritje si dhe numri i atyre që kanë dokumente personale të Kosovës dhe ai numër tani është 87.20%. Natyrisht, kjo përqindje ka të bëjë me numrin e të anketuarve derisa numri total i pjesëtarëve të komunitetit serb që posedojnë dokumente të Kosovës është në rritje të përhershme dhe momentalisht është madje 90% (më saktësisht 87.2 %).

Besimi në institucionet e Kosovës është edhe më tutje në nivel shumë të ulët kështu që nga 5 pikë të mundshme Qeveria e Kosovës mori vetëm 1.98, kurse me besim më të madh mund të lavdërohet Qeveria e Beogradit e cila mori vlerësimin 2.82% edhe pse as kjo përqindje nuk është për ndonjë lavdërim të tepruar. 

Në dritën e zhvillimeve më të reja politike dhe qëndrimeve të paraqitura të politikanëve, ideja për formimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave serbe gjithnjë e më shumë po konsiderohet si ide e braktisur dhe këtë qëndrim e kanë më shumë se gjysma e qytetarëve të anketuar, më saktësisht 51.2%. Po ashtu shqetëson e dhëna se një qëndrim të tillë e kanë gjithnjë e më shumë qytetarë të komunitetit serb dhe që përqindja e përmendur ka një trend rritjeje. 

Mirëpo, duke pasur parasysh të gjitha këto qëndrime, mund të konkludohet se anketa është një shembull unik i paraqitjes së qëndrimit kritik, si për shkak të anonimitetit ashtu edhe për shkak të vetë mundësisë që të japin mendimet e tyre, sepse madje 46.2% e të anketuarve mendojnë se qëndrimet kritike dhe të menduarit kritik nuk janë të përfaqësuar sa duhet në Kosovë. Nëse e kemi parasysh këtë të dhënë atëherë nuk habit fakti që madje 75.6% e të anketuarve nuk e ndiejnë lirinë që të shprehin qëndrimet e tyre politike dhe mendimin kritik. 

Se trendet në Kosovë kanë ndikim të madh në vendimin e qytetarëve për t’u larguar nga Kosova dëshmon edhe e dhëna që madje 55.3% e të anketuarve nuk e sheh veten në Kosovë në 5 vitet e ardhshme. Po ashtu duhet të thuhet që një shumicë dërrmuese e atyre që i përkasin kësaj përqindjeje janë me arsim universitar dhe kjo pjesë shkon deri në dy të tretat e të anketuarve. Gjatë prezantimit të këtyre rezultateve nga ana e folësve u prezantuan qëndrimet se ky numër mund të merret si adekuat edhe për komunitetin shqiptar, sepse problemet me të cilat po ballafaqohet rinia janë të njëjta si për njërën palë ashtu edhe për tjetrën por le t’ia lëmë këtë analizave brenda komuniteti shqiptar. 

Ky hulumtim dallon prej hulumtimeve të mëparshme edhe për faktin se të anketuarve u është bërë edhe një pyetje dhe atë në lidhje me mbështetjen për aq shumë të përmendurin përcaktim të kufijve që si zgjidhje eventuale është ofruar disa herë deri më tani. Mirëpo, qëndrimi i komunitetit serb është tejet i qartë dhe kategorik kështu që madje 73.3% e të anketuarve nuk e mbështesin fare idenë e përcaktimit të kufijve si mënyrë të zgjidhjes së problemit të Kosovës.

Siç theksuam që në fillim, hulumtimi ishte i gjerë dhe i thellë, por ne u ndalëm vetëm tek të  dhënat dhe rezultatet që aktualisht janë relevante dhe si të tilla të rëndësishme për nxjerrjen e konkluzioneve. Sigurisht, raporti me analiza të detajuara është bërë dhe publikuar e kështu edhe i disponueshëm për çdo analizë më të hollësishme. Rezultatet e këtij studimi dhe studimeve të ngjashme duhet të merren si burim i disponimit aktual brenda komunitetit serb nga politikëbërësit brenda tij. Të dhënat kanë karakter informues por mund të jenë edhe tregues i qartë se ku po gabohet dhe çfarë duhet të përmirësohet.

SHARE