Anëtarët joligjërisht të delegjitimuar të qeverisë së ardhshme

Možemo govoriti sada o toku izbora i da li su oni sprovedeni u demokratskoj atmosferi, da li je građanima bilo omogućeno da slobodno biraju, da li je bilo pritiska, nasilja, ali onda govorimo o legitimitetu celokupnog izbornog procesa. Da se razumemo, ja sam prvi koji će reći da izbori nisu bili slobodni i demokratski i da ih treba poništiti, ali ukoliko imamo u vidu da su rezultati izbora priznati, da su izbori ocenjeni kao demokratski i slobodni (uz manje nepravilnosti), onda se ti rezultati moraju i poštovati.

0
109

Që nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë kanë kaluar gati tre muaj. Edhe pse fituesi i zgjedhjeve dihet qysh prej përfudimit të tyre, rezultate zyrtare nuk ka pasur pothuajse dy muaj pas zgjedhjeve. Gjatë kësaj kohe zhvillohen negociata gjysëm-zyrtare midis fituesit – Lëvizjes Vetëvendosje – dhe partisë që u radhit e dyta për formimin e koalicionit paszgjedhor e me këtë edhe formimin e Qeverisë së Kosovës. 

Mirëpo, ajo që paraqet dilemë, që të mos them pengesë, është se në Qeveri duhet të përfaqësohet komuniteti serb, e do të ishte logjike që kjo të bëhej përmes përfaqësuesve të tij të zgjedhur në Kuvendin e Kosovës. Po e theksoj, të zgjedhur, duke pasur parasysh qëndrimin e Albin Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë se nuk do të ketë bashkëpunim me partinë e vetme politike serbe të përfaqësuar në Kuvend. Për të mbajtur premtimin se nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe, Kurti filloi bisedimet me pjesëmarrësit e vjetër të skenës politike kosovare, Nenad Rašić-in dhe Slobodan Petrović-in. Në shikim të parë, asgjë kontestuese. Dhe me të vërtetë, asgjë nuk do të ishte e kontestueshme po që se këta dy përfaqësuesë  shumëvjeçarë të serbëve në institucionet e Kosovës në zgjedhjet e fundit nuk do të kishin fituar gjithsej 0.38% vota. Po, mirë e lexuat, as 1%. Mund të flasim tani për rrjedhën e zgjedhjeve, a janë mbajtur ato në një atmosferë demokratike, a u është mundësuar qytetarëve që lirisht të zgjedhin, a ka pasur presione, dhunë, por atëherë flasim për legjitimitetin e procesit të gjithmbarshëm zgjedhor. Të kuptohemi, jam i pari për të thënë se zgjedhjet nuk kanë qenë të lira dhe demokratike dhe se duhet të anulohen, por në qoftë se e kemi parasysh që rezultatet e zgjedhjeve janë pranuar, që zgjedhjet janë vlerësuar si demokratike dhe të lira (me pak parregullsi), atëherë këto rezultate duhet edhe të respektohen.  

Po e lexoja tekstin “Përfshirja e komunitetit serb në qeverinë e re si mundësi e përbashkët” në New Perspektiva, të cilin e shkroi zoti Rrezart Dema, ku thotë: “Së fundmi është bërë e qartë nga shumë përfaqësuesë politik të komunitetit serb në Republikën e Kosovës se ata kanë shfaqur gatishmërinë për të qenë pjesë e qeverisë e cila pritet të formohet nga koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo gatishmëri e shfaqur nga ana e pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë përfaqëson jo vetëm një rritje të vetëdijes politike të komunitetit në fjalë por njëkohësisht paraqet edhe një mundësi të përbashkët për të dy palët: shtetin e Kosovës por edhe për komunitetin serb në Kosovë. Kjo së pari reflekton pozitivisht për legjitimitetin e institucioneve të Kosovës. Më pas, dëshmon një vullnet për të përmirësuar qasjen e komunitetit serb ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe u kontribuon të dy shteteve në rrugën e tyre për integrim të mëtejshëm në strukturat evro-atlantike.” Duke e lexuar këtë pjesë të tekstit, për një moment u ndala dhe e lexova përsëri, që të sigurohem se e kam parë mirë. Por, po, mirë e kisha parë. Kolegu konsideron që “shumë përfaqësuesë politik të komunitetit serb në Kosovë” kanë treguar gatishmëri të jenë pjesë e Qeverisë së re. Nuk dyshoj aspak që “shumë përfaqësuesë serbë” (me fjalë: DY) treguan gatishmëri të jenë pjesë e Qeverisë. Për këtë arsye edhe merren me politikë. Mirëpo, çka është këtu e kontestueshme? Është ajo se me gjithsej 0.38% vota nuk mund edhe të konsiderohen përfaqësuesë legjitim të serbëve. 

Më tutje thuhet se kjo gatishmëri “e komunitetit serb reflektohet pozitivisht në legjitimitetin e institucioneve të Kosovës dhe konfirmon vullnetin që të përmirësohet qasja e komunitetit serb ndaj institucioneve të Kosovës.” Edhe një qëndrim, për mua, shumë problematik. Në fakt, pyes veten se si anashkalimi i partisë e cila tek komuniteti serb mori më shumë se 96% të votave dhe dhënia e rastit njerëzve që i kanë fituar 0.38 % vota, mund të ndikojë pozitivisht në legjitimitetin e institucioneve kosovare? Dhe si mundet kjo fare të konsiderohet “vullnet i komunitetit serb” nëse dihet që komuniteti serb ia ia dha besimin dikujt tjetër. Pra, konsideroj që në këtë tekst është shkruar, ta quajmë ashtu, një e vërtetë selektive, ku anashkalohen fakte të rëndësishme që janë rezultat i zgjedhjeve të mbajtura para pak kohe. Slobodan Petrović dhe Nenad Rašić definitivisht nuk kanë legjitimitet të përfaqësojnë komunitetin serb në Kosovë. Dhe kjo është e pakontestueshme. Ajo për të cilën mund dhe duhet të flasim është se çka e shkaktoi këtë. Vetëm se kam frikë që nuk është shumë në interes të fituesve të zgjedhjeve që të hulumtojnë dhe të kontestojnë procesin zgjedhor që solli deri tek ajo që një parti të ketë më tepër se 96% të votave të komunitetit të saj. 

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.

 

SHARE