Apostolova: Hendeku gjuhësor po rrezikon gjyqësorin në Kosovë

0
61

​Përkundër arritjeve, sistemi gjyqësor i Kosovës vazhdon të përballet me shumë probleme, si ai i mungesës së përkthyesve dhe mungesa e integrimit të pakicave në gjyqësor. Kështu tha shefja e Zyrës së BE-s në Kosovë, Natalyia Apostolova në tryezën e rrumbullakët “Mundësi të barabarta për komunitetet jo-shumicë në gjyqësor”.

Ajo deklaroi se Kosova ka arritur përparim dhe konsolidim në të drejtat e njeriut. Apostolova tha se gjyqësori në Veri është një arritje tjetër, por theksoi se ende ka disa mungesa thelbësore.

“Ka mungesë të përkthyesve. Hendeku mes gjuhëve është duke u rritur dhe kjo rrezikon sektorin gjyqësor dhe rrezikon Kosovën që të ketë një sistem gjyqësor monogjuhësor. Është e qartë se derisa në letër të drejtat e pakicave janë të mbrojtura mirë, kjo nuk implementohet ende. Problemi i integrimit të pakicave në gjuhësor është problem. Një çështje që politikanët në Kosovë duhet të adresojnë është qasja në drejtësi. Zyra ime qëndron e gatshme që të ofrojë mbështetje të mëtutjeshme”, tha ajo.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, tha se krijimi i mundësive të barabarta për komunitetet jo shumicë në gjyqësor janë thelbësore për një gjyqësor të mirë. Ai foli edhe për qëllimin e kësaj tryeze, ku tha se synohet të zhvillohet edhe më tej ajo që është arritur deri më sot.

Sipas tij, është një nevojë e posaçme dhe obligim i qartë që komunitetet të mbeten të angazhuara në fushën e gjyqësorit. Ne shpresojmë se Italia, një eprspektivë negative, nuk do të jetë referencë as për Kosovën dhe askë tjetër.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, u shpreh se nga viti 2008 kur ka pasur gjykata funksionale në veri të Kosovës, viti 2017 shënon një epokë të re për sistemin e drejtësisë.

Ai përmendi disa nga të arriturat që sipas tij janë bërë në drejtim të fuqizimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, teksa tha se pako e ligjit të gjyqësorit mundëson fleksibilitet të degëve të gjykatave edhe në komuna të vogla.

(rtklive.com, 02/04/2019)

comments

SHARE