Apostolova, mesazh për veriorët

Përfaqësuesja speciale e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, u ka dhënë mesazh të qartë kryetarëve të komunave veriore me të cilët ajo kishte një takim gjatë vizitës së fundit në veri të Mitrovicës, se BE-ja do t’i orientojë në fusha dhe në qendra të tjera investimet e saj, nëse në veri bëhen vonesa dhe nuk realizohen projektet.

0
962

Përfaqësuesja speciale e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, ka porositur kryetarët e komunave veriore se nëse dalin probleme me realizimin e projekteve që financohen nga BE-ja, e cila për veriun e Kosovës ka ndarë 38.5 milionë euro, atëherë investimet e BE-së do të orijentohen atje ku ka nevojë dhe ku çmohen, shkruan sot, gazeta Zeri.

“BE-ja synon që në gjysmën e parë të vitit që vjen t’i përfundojë projektet e filluara në veri të Kosovës, por njëkohësisht ka tërhequr vërejtjen se nëse vie tek problemet dhe ato nuk realizohen, atëherë mjetet e BE-së për investime do të orientohen në vende të tjera. Në 6 muajt e ardhshëm synojmë t’i përfundojmë shumicën e projekteve në komunat veriore. Shumica e projekteve kanë rëndësi të veçantë për veriun e Kosovës, por për realizimin e tyre po pritet gjatë dhe po bëhen vonesa, jo për shkak të Zyrës së BE-së, por për shkak të vështirësive të caktuara që po ndodhin në terren”, ka thënë ajo gjatë një intërviste për “Radio Kontakt Plus” në veri të Mitrovicës.

Ajo u ka dhënë mesazh të qartë kryetarëve të komunave veriore me të cilët ajo kishte një takim gjatë vizitës së fundit në veri të Mitrovicës, se BE-ja do t’i orientojë në fusha dhe në qendra të tjera investimet e saj, nëse në veri bëhen vonesa dhe nuk realizohen projektet.

Apostolova ka përkujtuar se BE-ja ka invstuar në veri të Kosovës 38.5 milionë euro nëpërmes shumë projekteve të ndryshme, ndërsa ka shtuar në mesin e projekteve është edhe ai për revitalizimin e urës së Ibrit.

(zeri.info, 01/11/2016)