Arsyetime dhe fajtorë

Duke komentuar bisedat e tij me përfaqësuesit e BE-së dhe NATO-s, presidenti i Serbisë tha se para anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, do të kërkohet një marrëveshje juridikisht e obligueshme me Kosovën, e cila megjithatë nuk do të nënkuptonte njohjen. Si zakonisht, nëse mendoni pak, pas deklaratave të tilla ju lindin shumë pyetje. Një në vargun e tyre definitivisht është: a nuk është e tërë poenta e negociimit në Bruksel arritja e normalizimit të gjendjes midis Beogradit dhe Prishtinës apo midis Serbisë dhe Kosovës? A nuk është poenta që në fund të negociatave njerëzit të kenë një jetë normale?

0
375

Kanë kaluar diçka më shumë se katër vite nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, e cila para së gjithash ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Një numër i madh mbledhjesh në Bruksel është tashmë pas nesh e interpretimet e të njëjtave janë  gjithmonë të ndryshme. Krejtësisht të ndryshme nëse i krahasojmë ato që vijnë nga Serbia, ato që vijnë nga Kosova dhe ato nga Brukseli. E vërteta është, mund të supozojmë, diku ndërmjet. 

Mes të gjitha deklaratave nga Brukseli, këto ditë kemi marrë një “të re” nga presidenti serb Aleksandar Vučić. Këtë herë si analizë të pritjeve të Bashkimit Evropian nga Serbia. Gjegjësisht, një nga lajmet kryesore këto ditë ishin pritjet dhe vlerësimet e BE-së kur do të anëtarësohet Serbia në Bashkimin Evropian. Duke komentuar bisedat e tij me përfaqësuesit e BE-së dhe NATO-s, presidenti i Serbisë tha se para anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, do të kërkohet një marrëveshje juridikisht e obligueshme me Kosovën, e cila megjithatë nuk do të nënkuptonte njohjen.

Si zakonisht, nëse mendoni pak, pas deklaratave të tilla ju lindin shumë pyetje. Një në vargun e tyre definitivisht është: a nuk është e tërë poenta e negociimit në Bruksel arritja e normalizimit të gjendjes midis Beogradit dhe Prishtinës apo midis Serbisë dhe Kosovës? A nuk është poenta që në fund të negociatave njerëzit të kenë një jetë normale? Nuk e di, ndoshta vetëm e kam kuptuar gabimisht.

Pyetja e dytë është a janë të vetëdijshëm politikanët e Serbisë se çka do të thotë anëtarësimi në Bashkimin Evropian? Disi më duket se vetë procesi i integrimeve është interpretuar në mënyrë shumë të keqe. Nuk është poenta të bëhesh anëtar, poenta është procesi i anëtarësimit, poenta është harmonizimi i sistemit me atë që është në BE. Mundet BE-ja edhe nesër t’i jap Serbisë dritën e gjelbër për hyrje, por cila është poenta kur Serbia nuk është në nivelin në të cilin një shtet anëtar do të duhej të ishte? Mund vetëm të pyesim se si është puna me liritë e mediave e të jetë e qartë për të gjithë ne se si qëndron Serbia kur bëhet fjalë për respektimin e të drejtave dhe standardeve të Bashkimit Evropian. Përveç kësaj, të bëhesh pjesë e BE-së do të thotë të njohësh qartë kufijtë e një shteti, gjë që momentalisht nuk mund të thuhet për Serbinë. Derisa Kushtetuta thotë një gjë, realiteti nënkupton diçka krejtësisht tjetër. Në këtë rast, a nuk është krejtësisht normale që dikush të kërkojë nga ju të vendosni stabilitet dhe normalizim dhe të zgjidhni problemet tuaja të ngutshme për t’u bërë anëtar me të drejta të plota i familjes evropiane? Nuk e di, mua më duket krejtësisht normale. Apo ndoshta e kam interpretuar gabimisht edhe konceptin e euro-integrimeve. 

Nga ana tjetër nëse e shikojmë gjendjen në të cilën po jetojmë me vite të tëra, duket që politikanët tanë gjithmonë do të kërkojnë arsyetime dhe kryesisht për të gjitha do të fajësojnë bashkësinë ndërkombëtare. Thjesht, kështu është më lehtë. Më lehtë është të heqësh problemin nga vetja, më e lehtë t’ia paraqesësh popullit se ju nuk jeni fajtor, më lehtë është të fitoni edhe ndonjë pikë politike. Por nëse vetëm e shikojmë se çka do të thotë anëtarësimi në BE, nëse është fakt që Serbia para së gjithash dëshiron të jetë pjesë e atij unioni, atëherë pse është problem edhe normalizimi i marrëdhënieve dhe dokumenti i cili e konfirmon këtë? Përse, nëse këto kushte nuk janë asgjë tjetër porse një proces i domosdoshëm? E prapëseprapë, këtë proces e ka zgjedhur vetë Serbia. Pyetja mbetet, por përgjigje nga politikanët tanë nuk do të marrim. Sepse, siç thashë, gjithmonë më me dëshirë do të fajësohet dikush tjetër; asnjëherë politikanët tanë nuk do të ndalen të shtrojnë pyetje se ku qëndron problemi dhe çka në të vërtetë duhet të bëjmë. 

Në fund të fundit, kjo nuk do të mbetet asgjë tjetër veçse edhe një arsyetim i politikës serbe apo ndoshta edhe një paralajmërim i fshehur i Serbisë që mundësia e njohjes së Kosovës është gjithnjë e më madhe. 

comments

SHARE