Asnjë libër amzë i Serbisë nuk i është dorëzuar Mitrovicës së Veriut

0
96

Shefja e Administratës Komunale në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Ardiana Hoxhiq, është ankuar se librat e amzës që ka lëshuar Republika e Serbisë e të cilat i janë dorëzuar Agjencisë së Regjistrimit Civil në Prishtinë nuk i janë dorëzuar Mitrovicës së Veriut, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Për këtë arsye Hoxhiq ka thënë se qytetarët e Mitrovicës Veriore kanë probleme të mëdha për t’u pajisur me dokumente.

Ajo ka sqaruar se ky është njëri nga problemet më të mëdha dhe shumë serioz, të cilin thotë se e ka alarmuar publikisht, madje edhe para faktorit ndërkombëtar, para ministrive të ndryshme, por që nuk ka pasur asnjë përgjigje konkrete.

(zeri.info, 09/07/2018)

comments

SHARE