Asociacioni i komunave serbe – edhe një herë

O Zajednici srspkih opština govori se već 7 godina. Još od sporazuma iz 2013. i 2015, Zajednica je nešto što predstavlja jedan od najvećih sukoba u sporazumima između Beograda i Prištine. Sve ove godine, dve strane ni jednog trenutka se nisu usaglasile šta bi ta zajednica zapravo trebala da predstavlja.

0
79

Që nga fillimi i muajit shtator e deri më tani, kemi dëgjuar shumë rrëfime për zgjidhjen për Kosovën, për marrëveshjet përfundimtare dhe të përkohshme midis Kosovës dhe Serbisë, për atë se kush është ndërmjetësuesi dhe cili është roli i kujt në tërë këtë kaos. Derisa të gjithë me habi kemi pritur marrëveshjen nga Uashingtoni, e cila më shumë i ishte dedikuar Lindjes së Mesme se sa neve, pyetja ishte se çka tjetër do të pasojë. As më pak e as më shumë, pasuan nominimet për Çmimin Nobel për paqë për shkak të “marrëveshjes historike” midis Kosovës dhe Serbisë. Sidoqoftë, i gjithë pompoziteti rreth marrëveshjes nga Uashingtoni dhe Çmimit Nobel në fund u reduktua në vetëm një gjë: luajtje e një roli në fushatën zgjedhore të Trumpit. Kur edhe kjo përfundimisht mori fund, ne iu kthyem jetës së përditshme dhe zgjidhjes së mundshme, të vërtetë të problemeve. 

Në fakt, vizita në Beograd dhe Prishtinë nga ana e Miroslav Lajçakut, të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, hapi edhe një herë, për kushedi të satën herë, çështjen për të cilën askush nuk ka përgjigje për vite me radhë. Natyrisht, po flas për Bashkësinë e komunave serbe (BKO).

Për Bashkësinë e komunave serbe po flitet tashmë 7 vite. Që nga marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015, Bashkësia është diçka që paraqet një nga konfliktet më të mëdha në marrëveshjet midis Beogradit dhe Prishtinës. Gjatë tërë këtyre viteve, të dyja palët asnjëherë nuk janë dakorduar për atë se çka në të vërtetë do të duhej të paraqiste ajo bashkësi. Derisa për Serbinë, BKS përfaqësonte një mënyrë për serbët që të mbrojnë interesat e tyre, për Kosovën, një krijesë e tillë u trajtua që nga fillimi si antikushtetuese.

Me ardhjen e tij, Miroslav Lajçak paralajmëroi vazhdimin e punës rreth Bashkësisë së komunave serbe, duke theksuar se sipas marrëveshjeve të deritashme, BKS-ja duhet të formohet. “Dialogu po zhvillohet qe tashmë dhjetë vite, ka sjellë rezultate dhe marrëveshje të shumta konkrete, por në të njëjtën kohë ka marrëveshje që janë nënshkruar, por nuk janë realizuar kurrë. Kjo është arsyeja pse këtë herë kemi ndryshuar qasjen tonë dhe jemi duke negociuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse që duhet ta sjellë procesin në një fund dhe të merret me çështje që nuk janë shqyrtuar deri më tani dhe të zbatohen ajo që nuk janë zbatuar, siç është BKS,” tha Lajçak.

Kjo vizitë e Lajçakut përfundoi me një konkluzion që, sipas të gjitha gjasave, nuk u pëlqeu as autoriteteve në Serbi e as atyre në Kosovë. U konkludua se edhe Serbia edhe Kosova do të duhet të ndryshojnë Kushtetutën. Ndërsa për Serbinë kjo mbase nënkupton heqjen e preambulës që Kosovën e konsideron pjesë të pandashme të shtetit, për Kosovën kjo mbase do të thotë fleksibilitet më të madh në lidhje me krijimin e Bashkësisë së komunave serbe.

Derisa edhe më tutje nganjëherë shtrojmë pyetje se çfarë do të thotë saktësisht krijimi i BKS-së, duket se edhe një herë kemi hyrë në një diskutim mbi këtë temë dhe atë se kujt çfarë do t’i sjellë e çfarë do t’i marrë. Edhe pse është ende e diskutueshme nëse BKS-ja vërtetë do të ketë ndonjë rol, kjo situatë së paku ka lëvizur nga vendi negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pas një pauze aq të gjatë në çfarëdo negociata, të paktën diçka po ndodh dhe po lëviz përsëri. Le të shpresojmë për të mirë. Vetëm na mbetet shpresa që nuk do të ngecim si deri më sot në përkufizimin e BKS-së dhe të përfundojmë edhe një herë në një qorrsokak negociues. Bashkësia e komunave serbe është edhe një herë tema kryesore, shpresojmë që kjo të jetë për herë të fundit. 

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës

SHARE