Bahtiri: Nëse ndërrohen kufijtë e Mitrovicës, dorëhiqem

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se kufijtë e këtij qyteti nuk do të ndërrohen dhe se sipas tij nëse një gjë e tillë ndodhë, ai do të jap dorëheqje, njofton Klan Kosova.

0
1034

Këto komente numri një i Mitrovicës i bëri në tribunën “Ura mbi Ibër” që po mbahet në Prishtinë nën organizimin të Lëvizjes Vetëvendosje dhe komunës me të cilën udhëheq Bahtiri.

Ai shtoi se me kryetarin e Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq nuk po merren vesh për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër.

Kreu i këtij qyteti poashtu deklaroi se shqetësimin rreth kësaj çështjeje e ka paraqitur në Bruksel dhe se shpreson që barrikada mbi këtë lum të hiqet si dhe t’u ofrohet qytetarëve lëvizje e lirë, njofton Klan Kosova.

Bahtiri gjatë kësaj tryeze ka ripërsëritur se ura mbi lumin Ibër shumë shpejt do të rivitalizohet duke mos precizuar datën se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

(klankosova.tv, 17/05/2016)