Barra e raportimit për krimet e luftës në Kosovë

Si gazetare që hulumtoj dhe raportoj për tema të ndjeshme të luftës në Kosovë dhe rajon, kam kuptuar se ‘gazetaria përfshirëse’ është shpesh e pashmangshme. Kur përballemi me skena të vuajtjes dhe padrejtësisë nuk mund të jemi gjithnjë neutralë.

0
90

Do ta kem të vështirë të harroj pamjen e frikësuar në fytyrë dhe rrëfimin ndau me mua një grua rome, viktimë e dhunës seksuale gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Gjatë luftës, ajo ishte dhunuar nga ushtarët serbë. Dy javë pas përfundimit të luftës, shtëpia e saj u bë shënjestër e shqiptarëve. Persona të veshur me uniforma e rrëmbyen atë një mbrëmje qershori në vitin 1999. Kur e kthyen të nesërmen në mëngjes, shtëpinë e gjeti në flakë dhe pothuajse të shkatërruar. Ajo dëshmoi në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ) për dhunën nga serbët në Kosovë, por jo edhe për dhunën e kryer nga shqiptarët. Disa nga kryesit, shqiptarë ishin fqinj dhe familja ka frikë t’ua përmendë emrat.

Lufta në Kosovë përfundoi më shumë se dy dekada më parë, por për shumë viktima, vuajtja dhe frika vazhdojnë me pothuajse të njëjtin intenstitet. Ndërkohë, disa viktima vdiqën brenda territ të traumës së tyre personale, pa patur rastin të shohin drejtësi. Disa mundën të dëshmojnë vetëm gjysmë të vërtetën e tyre.

Si gazetare, që hulumtoj krimet e luftës dhe pasluftës, teksa gërrmoj në anët më errëta të historisë re, shpesh dëgjoj rrëfime dhe dëshmi që nuk janë ditur më parë.

Lufta ka lënë shumë viktima “të dyfishta”, të dhunimit nga kryersit e të dy anëve. Në këtë sfond, gratë rome kanë vuajtur më shumë.

shtëpitë e tyre, dhimbja dhe vuajtjet janë ende të freskëta dhe rastet shpalosin paradoksin e dështimit në dokumentimin e krimeve të luftës.

Më shumë se 20 vjet pas luftës, raportimi për krimet e luftës është ende fushë e minuar. Shumë gazetarë Kosovë kanë frikë raportojnë për krimet e kryera gjatë ose pas luftës nga pjesëtarë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krimet e kryera sidomos menjëherë pas përfundimit të luftës është përpjekur të mbulohen, duke përdorur arsyetimin se Serbia ka kryer shumë shumë krime dhe për shumicën e këtyre krimeve ende nuk ka drejtësi.

Narrativa që rrethon krimet e luftës në Kosovë është kryesisht e njëanshme dhe ka shumë pak hapësirë u është lënë viktimave të nxjerrin faktet që do të cenonin lavdinë e disa prej ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Serbi, shteti po i strehon kriminelët e luftës, shumë prej të cilëve kanë role të rëndësishme në shoqëri. Në Kosovë, dështimi për të ngritur akuza ndaj personave të dyshuar për përfshirje në krime lufte bëhet gjithnjë e më i vështirë. Për shumë vite, sistemi i drejtësisë Kosovë ka ndihmuar në ndërtimin e kësaj narrative të njëanshme. Shumë nga të akuzuarit shqiptarë për krime lufte u liruan për mungesë provash, që shpesh ka rezultuar nga frikësimi i dëshmitarëve.

Diskursi i luftës në Kosovë ka ndjekur një trajektore që i është përshtatur nevojave politike të elitave të kohës së luftës. Për këtë arsye, ky diskurs në Kosovë ka nevojë për një qasje të re.

Gjuha e përdorur nga të dyja palët për luftën shpalos dobësitë e të dy vendeve për t’i trajtuar krimet e luftës dhe për t’u ballafaquar me të kaluarën. Armiqësitë dhe konteksti i luftës  kanë ndikuar edhe në raportimin e mediave ku diskursi i luftës që ka dominuar nga viti 1999 ka kufizuar dhe formësuar diskutimet publike dhe ka ngurtësuar ndarjet etnike, identitetet, ideologjitë dhe të kuptuarin kolektiv për luftën.

Konkluzionet e nxjerra në këtë artikull kryesisht bazohen tek gjuha dhe narrativa e kohës së luftës që kanë përdorur shqiptarët dhe serbët në periudhën e pasluftës. Retorika e ndarjes pashmangshëm po rritet duke u bërë fajtori kryesor për vazhdimin e tensioneve mes dy palëve.

Teksa hulumtoja për rastet e fëmijëve të lindur nga dhunimet gjatë luftës, në vitet 1998-99, në Kosovë, kapitulli më i errët i luftës së Kosovës, kisha hyrë në një terren të ri të etikës dhe përgjegjësisë profesionale. Një viktimë, që e kishte mbytur foshnjen e saj të lindur nga dhunimi, mu përgjërua mos e zbuloj rastin e saj ose do ta vriste veten, një gjë që më mbajti për një kohë të gjatë në siklet dhe presion.

Ballafaqimi me të kaluarën është betejë e vështirë për brezin që ka përjetuar luftën dhe po përpiqet të mësohet me barrën e rëndë të kaluarës së dhimbshme të Kosovës dhe të çlirohet prej saj. Shumë prej tyre nuk mund të mos kthejnë kokën pas me zemërim.

Raportimi për krimet e luftës në Kosovë është një sfidë për gazetarët dhe kjo jo vetëm për shkak se i ekspozohen tmerrit dhe traumave të luftës. Sapo botova një artikull për vrasjet politike menjëherë pas luftës në Kosovë, makinën time ma lyen dy herë me ngjyrë kuqe.

Si gazetare që hulumton dhe raporton për tema të ndjeshme të luftës në Kosovë dhe rajon, kam kuptuar se ‘gazetaria përfshirëse’ shpesh është e pashmangshme. Kur përballemi me skena të vuajtjes dhe padrejtësisë nuk mundemi dhe nuk duhet të jemi gjithnjë neutralë.

Ky tekst fillimisht është botuar në Balkan.Perspectives (forumZFD’s Dealing with the Past)

 

SHARE