Bashkësia e komunave serbe – a është kjo ajo që serbët me të vërtetë dëshirojnë

Sa i përket porosisë së ambasadorit se themelimi i Asociacionit të komunave serbe do të fuqizojë ndjenjën e përkatësisë në shoqërinë kosovare tek serbët e Kosovës, unë personalisht mendoj se ambasadori në këtë pjesë pak i ka bërë llogaritë gabimisht. Është e qartë që ai e ka fuqinë politike dhe faktike në Kosovë, por megjithkëtë nuk është aq i fuqishëm sa të ndikojë në ndjenjat e njerëzve, e personalisht mendoj që serbët e Kosovës kurrë vërtetë nuk do të kenë ndjenjën e përkatësisë në “shoqërinë kosovare.” Ndoshta do të pranojnë të jetojnë këtu sepse nuk kanë zgjedhje tjetër, por se a do të kenë me të vërtetë ndjenjën e përkatësisë dhe se janë të dëshiruar këtu, mendoj se jo.

0
1210

Bashkësia e komunave serbe do të formohet këtë vit. Ajo është shumë e rëndësishme për integrimin e shëndetësisë dhe arsimit nën kulmin e institucioneve kosovare. Do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe do të fuqizojë sovranitetin e Kosovës. Formimi i saj është i rëndësishëm sepse do t’ua japë njerëzve ndjenjën e përkatësisë dhe të qenit qytetarë të Kosovës. Duhet të punohet tani në hartimin e statutit të saj dhe për këtë arsye është e nevojshme që përfaqësuesit e serbëve të kthehen në institucionet e Kosovës – janë këto porositë kryesore të Ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Dellavi (Greg Delawie) dhe kolegut të tij britanik, Rori O’konell (Ruairi O’Connell) për BKS-në gjatë emisionit Marrëveshja.

Duke lexuar këtë tekst në portalin lokal të Mitrovicës, për të parën herë më kaloi nëpër mendje mendimi: “Paj a është kjo ajo çka serbët me të vërtetë dëshirojnë”? Mysafirë të emisionit ishin ambasadori amerikan dhe ai britanik, pra, personat më kompetent të mundshëm për këtë temë. Sepse, nëse ambasadori amerikan thotë që diçka “duhet” të jetë kështu e ashtu në Kosovë, kjo do të thotë që në të ardhmen më të afërt ashtu edhe do të jetë. E ai tha që “Asociacioni i komunave serbe” do të formohet këtë vit dhe se është mjaft i rëndësishëm për integrimin e shëndetësisë dhe arsimit nën kulmin e institucioneve kosovare. A e dëshirojnë këtë me të vërtetë serbët? A iu është paraqitur kjo në atë mënyrë kur është nënshkruar marrëveshja? Natyrisht që nuk është dhe që nuk e dëshirojnë. Këto janë të vetmet institucione të mbetura që funksionojnë në sistemin e Republikës së Serbisë në Kosovë, të vetmet institucione që ofrojnë deri diku siguri dhe ndjenjën e përkatësisë popullit të vet, serbëve që kanë mbetur në Kosovë, dhe vendosja e tyre nën çatinë e autoriteteve kosovare vetëm se do të ushqejë pasiguri, e ndoshta do të shkaktonte edhe shpërngulje të një pjese të mirë, para së gjithash të të rinjve, nga Kosova në Serbinë qendrore. Sepse nuk besoj që studentët nga Graçanica, Shtërpca, Kamenica, të cilët deri më tani kanë studiuar në Mitrovicë në universitetin serb, do ta bënin këtë edhe më tutje nëse ai universitet do të punonte sipas sistemit të Kosovës, mendoj se thjesht do të vazhdonin dhe shkonin në një nga fakultetet në Serbinë qendrore. E të mos flas për studentët nga veriu i Kosovës.   

Porosia e radhës ishte që Asociacioni i komunave serbe do të formohet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe se do të forconte sovranitetin e Kosovës. Padyshim! Por prapë po kthehem tek pyetja në titull: a e duan serbët me të vërtetë këtë? Natyrisht që jo. Tashmë kemi tepër probleme me “sovranitetin e Kosovës,” tanimë na është shkaktuar tepër pasiguri dhe drojë me atë sovranitet kosovar dhe në këtë masë, kështu që çdo zgjerim eventual i sovranitetit vetëm se do të shkaktonte pasiguri dhe drojë shtesë. 

Sa i përket porosisë së ambasadorit se themelimi i Asociacionit të komunave serbe do të fuqizojë ndjenjën e përkatësisë në shoqërinë kosovare tek serbët e Kosovës, unë personalisht mendoj se ambasadori në këtë pjesë pak i ka bërë llogaritë gabimisht. Është e qartë që ai e ka fuqinë politike dhe faktike në Kosovë, por megjithkëtë nuk është aq i fuqishëm sa të ndikojë në ndjenjat e njerëzve, e personalisht mendoj që serbët e Kosovës kurrë vërtetë nuk do të kenë ndjenjën e përkatësisë në “shoqërinë kosovare.” Ndoshta do të pranojnë të jetojnë këtu sepse nuk kanë zgjedhje tjetër, por se a do të kenë me të vërtetë ndjenjën e përkatësisë dhe se janë të dëshiruar këtu, mendoj se jo. 

Në fund, porosia është që serbët do të duhej të kthehen në institucionet e Kosovës që të fillohet me hartimin e statutit të Asociacionit të komunave serbe (po, 4 vite pas dakordimit me marrëveshje, gjatë së cilës kohë serbët ishin në institucione). Shikoni ambasador, njerëzit u kthyen. Zgjedhjet kaluan. Edhe ashtu të gjitha vendimet të cilat edhe gjithaq nuk i duam u sollën/pranuan menjëherë pas zgjedhjeve. Sepse pas zgjedhjeve populli nuk është me rëndësi.