Bolton thotë se është diskutuar për shkëmbim territori

0
483

Ish-Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton, thotë se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë kanë diskutuar mundësinë e një shkëmbimi të territoreve.

Bolton tha se “në rastin e Kosovës dhe Serbisë, ka pasur shenja që herët në 2018 se liderët dëshironin t’i zgjidhnin këto çështje sepse e shihnin se nuk mund të siguronin një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe stabilitet derisa t’i normalizonin marrëdhëniet mes tyre. Kjo ishte shumë kontraversale në të dyja vendet, por mua m’u duk se ia vlente të bëhej përpjekje. Dhe një nga gjërat që ata diskutonin ishte mundësia e një shkëmbimi territorial.”

Bolton shtoi se “në disa pjesë të Ballkanit, në Gjermani, në vende të Evropës perëndimore, kjo u prit me shqetësim sepse kishin frikë se një shkëmbim territorial mund të çojë në shkëmbime territoriale gjetiu. Kjo ndodh në histori.”

Ish-Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i tha këto në një bisedë për Foreign Press Association (FPA, Shoqatën e Mediave të Huaja) me rastin e botimit të librit të tij “The Room Where It Happened”.

Në intervistën e plotë më poshtë, Bolton flet për Kosovën nga minuta 21.40 – 26.12.