Cilat dy palë?

Si pjesëtar i popullit serb që jeton në Kosovë nganjëherë më pengon tejet shumë kur në kontekstin negativ përmenden të dyja palët. Cilat dy palë, kjo nuk është e qartë për askënd, e besoj as për ata vetë, por tashmë jemi mësuar edhe me këtë.

0
119

Reagimet e komitetit të BE-së për punë të jashtme ndaj secilës ngjarje që kërcënon të destabilizojë gjendjen dhe të prishë marrëdhëniet ndëretnike janë, si me shprehi, gjithmonë të njëjta. I formuluar në mënyrë të butë, me fjalë të zgjedhura, me ngjyrime diplomatike dhe tone pajtuese, është gjithmonë si ilaç për të gjitha problemet tona. Po të kishte qenë edhe real, do të ishte ideale. Por, për fat të keq, nuk është kështu. Secili reagim i tillë, si me shprehi, apo thënë me fjalorin modern, copy-paste, gjithmonë përmban fjalinë Lusim të dyja palët që të përmbahen nga veprime të njëanshme. Natyrisht nuk do të kishte këtu asgjë të çuditshme sikur me të vërtetë të dyja palët edhe të ishin fajtore për veprimet e njëanshme të përmendura. Por, thënë realisht, gjatë disa viteve të fundit, vetëm njëra palë po ndërmerr veprime të njëanshme, derisa pala tjetër si Kalimero po përsërit Kjo është padrejtësi.

Sikur një fëmijë i llastuar të cilit i plotësohet çfarëdo që dëshiron, pala prishtinase kohë pas kohe provon të zbatojë ndonjë drejtësi të veten. Në përputhje me ligjet të cilat i miraton vetë, nganjëherë provon edhe diçka që nuk është as në ligj e as që është në plan që të shkrihet në ligj.

Sjellje jashtë çdo norme civilizuese dhe që në vetvete nuk janë në përputhje me obligimet e ndërmarra në nivel ndërkombëtar janë diçka me të cilat tashmë jemi mësuar, por çdo gjë ka masën e vet. Apo siç thonë latinët e vjetër Omnia in mensura et numero.

Si pjesëtar i popullit serb që jeton në Kosovë nganjëherë më pengon tejet shumë kur në kontekstin negativ përmenden të dyja palët. Cilat dy palë, kjo nuk është e qartë për askënd, e besoj as për ata vetë, por tashmë jemi mësuar edhe me këtë.

Po tentohet që procesi i negociatave në Bruksel të bëhet deri në ekstrem i pakuptimtë dhe që njëra palë, e ky është Beogradi, të sillet deri tek gjendja e aktit të kryer. Mirëpo, po harrohet që në procesin e gjithmbarshëm negociator është filluar nga zeroja, d.m.th. që vetë procesi duhet të sjellë deri tek një zgjidhje kompromisi e jo që zgjidhja tashmë të jetë arritur dhe që procesi të shërbejë vetëm që të zgjidhen disa detaje të vogla. Pala e Prishtinës duhet të jetë e sinqertë edhe ndaj popullit të vet, por është e qartë që nuk e ka atë guxim, sepse po ta kishte do të duhej t’ia pranonte popullit të tij që pa marrëveshje me Serbinë as nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare për Kosovën. E pikërisht aty janë ato dy palë, kurse veprimet e njëanshme janë vetëm nga njëra palë, e kjo sipas zakonit është vetëm pala e Prishtinës.

Kështu që në lidhje me këtë, të nderuar zotërinj apo zonja të mia (meqenëse shumica e anëtarëve në atë komitet janë pjesëtare të gjinisë më të bukur), herën tjetër kur të ndodhë diçka që nuk është (lexo që është) në marrëveshje me juve në Kosovë, do të ishte mirë që, bile nga mirësjellja, ta lini rehat këtë palën tjetër, e të paralajmëroni vetëm njërën palë, atë që është fajtore apo, sipas mendimit Tuaj të vlerësuar, nuk është fajtore. Përpiquni, do ta shihni se nuk është shumë vështirë, e ndoshta edhe do të japë ndonjë rezultat sepse kjo deri më tani nuk ka pasur ndonjë ndikim të madh në zhvillime. Dhe mbani mend, në negociata janë me të vërtetë të dyja palët, por gjatë lëvizjeve të njëanshme të prishjes së gjendjes edhe ashtu të keqe është vetëm njëra palë. Ju mbetet juve të zgjedhni fajtorin.

comments

SHARE