Çmimi i njohjeve, çmimi i tërheqjeve 

Po të ishim të gjithë së bashku të mençur – e është dëshmuar në 20 vitet e fundit se nuk jemi edhe aq – t’i kthehemi dialogut konstruktiv dhe zgjidhjes përfundimtare të çështjes e cila aq shumë po i ngarkon të dyja palët, mendoj se do të kishte hapësirë për zgjidhjen e problemit dhe për të bërë një hap para në të ardhmen. E duke bërë këso gjëra vetëm që t’i bësh keq palës tjetër dhe pa dobi reale për palën që bën veprime të tilla, kam frikë se edhe një kohë shumë, shumë të gjatë do të mbetemi peng të vetvetes.

0
690

Republika e Naurusë është vendi i 17 i cili e tërhoqi njohjen e Kosovës, deklaroi ministri i punëve të jashtme Ivica Dačić.

“Diplomacia serbe e udhëhequr nga Ivica Dačić po vazhdon fushatën e egër kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës duke pretenduar që shtete të ndryshme, kryesisht afrikane, kanë tërhequr njohjen e pavarësisë”, thuhet në tekstin e Gazeta Express. “Rreth 340 mijë dollarë pagoi Serbia për të blerë letrën me të cilën Republikë e Afrikës Qendrore tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës,” thuhet më tutje.

Këta janë vetëm disa nga titujt e mediave serbe dhe kosovare këtyre ditëve e që kanë të bëjnë me temën e tërheqjes/mostërheqjes së njohjes së Kosovës nga ana e shteteve të caktuara. Dhe derisa Ministri serb i punëve të jashtme, Ivica Dačić, pohon që deri tani 17 vende e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, politikanët kosovarë me këmbëngulje po përpiqen të demantojnë këtë. Mirëpo, këtu e sjellin veten në një situatë paradoksale të llojit të vet ku nga njëra anë deklarojnë që nuk ka tërheqje të njohjeve dhe se e tërë kjo është propagandë e Serbisë, e nga ana tjetër e kushtëzojnë heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut pikërisht me ndalimin e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjeve. E tani, unë do të doja që të vendosin dhe të na thonë a ka apo nuk ka tërheqje të njohjeve? Por cilado qoftë e vërteta, paksa më duket irrituese kjo histeri në media, e edhe tek zyrtarët kosovarë, rreth kësaj teme. Paj nëse do ta shikojmë ashtu, a mund të japin të dhëna se sa të holla ka shpenzuar Kosova gjatë këtyre 11 viteve që nga shpallja e pavarësisë në lobim, në lobistë, por edhe për vetë blerjen e njohjeve të shteteve të caktuara? Do të ishte shumë interesante t’i shohim ato të dhëna. Dhe atë nën presionin e tmerrshëm të të gjitha fuqive botërore sponsore të pavarësisë së Kosovës mbi të gjitha shtetet e botës që të njohin Kosovën si të pavarur. Kur them presion, natyrisht mendoj edhe në kushtëzime, shantazhe, tregti me ndikim dhe të gjitha që shkojnë me atë pako. Do të doja të dëgjoj pse kjo është legjitime, kurse lobimi serb (edhe pse nuk jam dakord me këtë praktikë) jolegjitim? 

Sido që të jetë, situata e gjithmbarshme është paksa kaotike, por para së gjithash, sipas mendimit tim, e panevojshme. Siç e kam shkruar në një tekst të mëparshëm, askush nuk do ta ndjekë shembullin e Palau-t (me gjithë respektin për këtë shtet) dhe të ndryshojë qëndrimin e vet ndaj Kosovës, ashtu sikur njohja e Kosovës nga cilido vend i botës nuk do të ndryshonte qëndrimin e vendeve si për shembull Spanja apo Qipro që të ndryshojnë qëndrimin e tyre për monjohjen e Kosovës si shtet. Definitivisht konsideroj që për këto 11 vite të shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës janë shterur ato mundësi edhe sa i përket njohjes edhe mosnjohjes, d.m.th. kush ka dashur deri tani e ka njohur Kosovën si të pavarur, e kush jo këtë as që do ta bëjë. Kemi ardhur deri tek pika kur është e qartë që disa procese do të vazhdojnë të kryhen vetëm me marrëveshje të Serbisë dhe Kosovës për të cilën edhe po insistohet aq shumë kohëve të fundit. Vetëm me një marrëveshje të tillë gjërat do të mund të lëvizin përpara edhe sa i përket rrumbullakësimit të shtetit kosovar, por edhe përparimit të mëtejmë të Serbisë në rrugën e saj strategjike. Natyrisht, të arrish deri tek një marrëveshje e tillë është tepër vështirë dhe në vetvete tepër e komplikuar sa që janë absolutisht të panevojshme provokimet e llojit të taksës nga ana e Kosovës apo tërheqjet a „tërheqjet“ e njohjeve të disa shteteve afrikane me ndikim të vogël. 

Po të ishim të gjithë së bashku të mençur – e është dëshmuar në 20 vitet e fundit se nuk jemi edhe aq – t’i kthehemi dialogut konstruktiv dhe zgjidhjes përfundimtare të çështjes e cila aq shumë po i ngarkon të dyja palët, mendoj se do të kishte hapësirë për zgjidhjen e problemit dhe për të bërë një hap para në të ardhmen. E duke bërë këso gjëra vetëm që t’i bësh keq palës tjetër dhe pa dobi reale për palën që bën veprime të tilla, kam frikë se edhe një kohë shumë, shumë të gjatë do të mbetemi peng të vetvetes.