Debat mbi temën “A luan arti rol në shoqëri të dala rishtazi nga konflikti?”

0
1549

KultPlus

“Shpesh herë artistë tek ne punën e tyre ka në treguar jashtë vendit, por asnjëherë nuk e kanë diskutuar në Kosovë, për të parë sesi ajo punë funksionon. Është interesante sesi ka kaluar shumë kohë, dhe shumë prej artistëve kjo nevoja për të trajtuar tema të pasluftës ose që ndërlidhen me luftën është ende aktuale dhe kjo tregon që jo gjithçka është në rregull. Sepse këto tema do të duhej të ishin te tejkaluara”, pohoi Albert Heta drejtor i Stacion
Sarandë Selimi
“A luan arti rol në shoqëri të dala rishtazi nga konflikti?”, ishte tema e radhës që mbahet në të quajturat Sallonet e së martës. Të pranishëm për të folur rreth kësaj teme ishin Vladimir Miladinovic artist, Albert Heta, drejtor i Qendrës për Art Bashkëkohor “Stacion”, dhe Nita Luci, ligjëruese, Departamenti i Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore në UP.
Edhe pse me disa minuta vonesë, hapjen e kësaj teme e bëri Nita Luci, e cila fillimisht tha se për të ka qenë interesant të shoh se nëpërmjet artit mund të bëhet edhe diçka që është teorike. “Më është dukur interesat sesi nëpërmjet diskutimeve që janë bërë ajo çfarë është marrë si e qenë në art është kultura e tradita, por për mua nuk është dukur si e tillë, kur kultura dhe arti janë parë si të njëjta dhe kur harrojnë dhe marrin shumë njëri prej tjetrit. Unë e kam parë një lloj kritike prej shumë veprave artistike. Arti bashkëkohor ka qenë i rëndësishëm dhe e ka krijuar njëfarë angazhimi kritik dhe publik që nuk ka qenë i njëjti i shoqërisë civile, të përfaqësuar nëpërmjet OJQ-ve”, theksoi para të pranishmëve përgjatë 10 minutave sa kishte në dispozicioni Luci.

Ndërsa artisti Vladimir Miladinovic, sqaroi në pika të shkurta artin të cilin ai e bënë. Ai poashtu tregoi edhe për ekspozitën të cilën do ta hapë të enjten, e që vjen me një ekspozitë shumë interesante, ku është bazuar në mbledhjen e shumë artikujve të ndryshëm, pasi që, ai si lloj arkivi ka përdorur gazetat duke i marrë e rishkruar ato. “Unë mendoj që është shumë e vështirë të flas për atë që duhet të bëjë më shumë në kuptimin e temave ose të procesit që po trajtoj me këtë temë. Katër pesë vite më parë fillova studimet rreth doktoraturës, dhe kjo është koha kur fillova të punoj në atë që nuk dua ta quaj projekt, por një vepër arti. Në të gjitha këto raste isha shumë i interesuar në nocionin e memories se si funksionon në kuptimin e gjerë, isha i interesuar në nocionin e memories personale dhe memories kolektive apo historike në anën tjetër, sepse ka një dallim mes këtyre dy fushave”, u shpreh Miladinovic.

E krejt për fund, fjalën e mori Albert Heta i cili tregoi se kur e kanë themeluar Qendrën për Art Bashkëkohor-Stacion, e gjithë ideja ka qenë për të krijuar një institucion të pavarur. “Kemi tentuar të krijojmë një institucion model, i cili tenton të krijojë varësi për mendimin e institucioneve të artit dhe kulturës dhe me i pa ato si hapësira të mendimit të lirë por edhe të eksperimentimit”, tha fillimisht Heta duke vazhduar të thotë se institucionet publike janë të krijuara për të përfaqësuar shtetin ose çfarëdo që i kujtohet një politikani. Ai poashtu tha se kur e kanë krijuar Stacion-in, e kanë menduar si një platformë e cila prodhon debat, por në të njëjtën kohë, po sipas tij, kanë dashur që kjo shoqëri të bëjë debat.

“Shpesh herë artistët tek ne punën e tyre kanë treguar jashtë vendit, por asnjëherë nuk e kanë diskutuar në Kosovë, për të parë sesi ajo punë funksionon. Është interesante sesi ka kaluar shumë kohë, dhe shumë prej artistëve kjo nevoja për të trajtuar tema të pasluftës ose që ndërlidhen me luftën është ende aktuale dhe kjo tregon që jo gjithçka është në rregull. Sepse këto tema do të duhej të ishin te tejkaluara”, pohoi Albert Heta drejtor i Stacion. Rikujtojmë se Sallonet e së martës, organizohen nga D4D në bashkëpunim me Prespektiva, këto sallone mbahen çdo të martë me fillim nga ora 16:45 në Union Caffe, në kryeqytet./KultPlus.com

<a href=”http://www.kultplus.com/?id=5&l=13515″> http://www.kultplus.com/?id=5&l=13515 </a>