Deklaratë e të dërguarit special amerikan ambasadorit Richard Grenell

Deklaratë lidhur me takimet fillestare të të dërguarit special presidencial për negociatat e paqës mes Serbisë dhe Kosovës, ambasadorit Richard Grenell, në Prishtinë dhe Beograd

0
456

Në vizitën e tij të parë zyrtare Kosovës dhe Serbisë me 9-10 tetor, ambasadori Richard Grenell u takua në Prishtinë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe me udhëheqësit e partive politike, duke përfshirë Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, kurse në Beograd u takua me Presidentin a Serbisë, Aleksandar Vuçiqin dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

Ambasadori Grenell i filloi të dy ditët duke u takuar së pari me udhëheqësit e komunitetit afarist. Administrata e Presidentit Trump fuqimisht beson që zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë dhe rritja e mundësive tregtare luajnë rol kryesor në sigurimin e paqes së qëndrueshme. Qëllimi është për ti bërë bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon. Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejtë duke shikuar nga e ardhmja.

(usembassy.gov, 10/10/2019)