Deri në orën 11:00 kanë votuar 9 mijë e 361 qytetarë

0
137

Kryetarja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në një konferencë për media ka thënë se procesi i votimit në katër komunat veriore është duke shkuar pa probleme.

Sipas saj deri në orën 11:00 dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte 9 mijë e 361.

“Procesi i votimit në 44 qendrat e votimit në katër komunat veriore është duke shkuar asnjë problem. Deri në orën 11:00 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 9361 qytetar nga 57 mijë e 933 sa kanë të drejt. Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit të vitit 2017 numri i votuesve deri në ëktë kohë ishte ishte 8483 votues apo 14.88%”, ka thënë ajo.

Daka ka treguar edhe daljen e votuesve në komunat veriore.

“Sa i përket komunave deri në orën 11:00 në Leposaviq të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 3262 apo 17.96, në Zubin Potoko kanë votuar 1174 apo 13.76%, në Zveçan kanë votuar 1488 votues apo 16.12%, në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 3437 votues apo 15.58%”, ka thënë ajo.

Në zgjedhjet për kryetarë të këtyre komunave janë kandidatët nga Lista Serbe, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Bazuar në renditjen e KQZ-së, në garë për kryetar të Leposaviqit janë Fisnik Veseli nga Lëvizja Vetëvendosje, Shaqir Hetemi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Zoran Todiq nga Lista Serbe.

Në Zubin Potok garojnë Liridona Kahrimani nga Lëvizja Vetëvendosje, Hysen Mehmeti nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Sërxhan Vulloviq nga Lista Serbe.

Në Zveçan, për kryetarin e kësaj komune garojnë, Avdi Peci nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Vuçina Jankoviq nga Lista Serbe. Kurse, në Mitrovicën e Veriut garojnë, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, Gonxhe Çaushi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Goran Rakiq nga Lista Serbe.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në ditën e votimit do të hapen 44 qendra të votimit me gjithsej 87 vendvotime. Janë 12 kandidatë në garë për kryetar në këto komuna, nga tre kandidat për secilën komunë. Në katër komunat ku do të mbahen zgjedhjet, të drejtë vote kanë 57 mijë e 938 votues.

Në Leposaviq, të drejtë vote kanë 18.164 persona, në Zubin Potok 8.535, në Zveçan 9.229 votues dhe në Mitrovicën e Veriut 22.055 persona më të drejtë vote.

Lista votuese është bazuar në ekstraktin e Regjistrit Qendror Civil, i cili përpilohet nga Agjencia e Regjistrimit Civil.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 464 vëzhgues të zgjedhjeve të cilët përfaqësojnë dy parti politike, dy misione ndërkombëtare, një nga Komisioni Evropian, dy misione diplomatike, 12 ambasada, një organizatë joqeveritare ndërkombëtare, katër organizata joqeveritare vendore dhe 15 media.

(Gazeta Express, 19/05/2019)

SHARE