Dialog në tentativë

Dhe derisa ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë thekson se është madje i gatshëm të tërheqë nënshkrimin nga marrëveshja sepse Prishtina nuk po zbaton atë që është dakorduar, nga ana tjetër ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës qartazi nuk e kupton nocionin e obligimit dhe në mënyrë konstante bëhet i shurdhër ndaj thirrjeve të Serbisë, por edhe të Brukselit, që Kosova duhet të zbatojë atë që është dakorduar. Nganjëherë secilit që në mënyrë të paanshme e shikon tërë situatën mund t’i duket që i tërë procesi në fakt ka qenë mashtrim dhe farsë e madhe.

0
127

Gjatë disa javëve të kaluara gjithnjë e më shumë janë dëgjuar zëra për ndërprerjen e mundshme të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel ose për ndryshimin e formatit dhe qëllimeve të tij në përgjithësi. Ajo që është shqetësuese është se këta zëra përhapen pikërisht nga ato vende prej të cilave ne të gjithë presim të dëgjojmë lajme për përparimin e atij dialogu dhe zgjidhje pozitive që do të kënaqnin të dyja palët. Megjithatë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se vështirë se do të arrijmë tek ajo zgjidhje sepse në vend që të takohen të gjitha palët negociuese në Bruksel për të harmonizuar qëndrimet rreth gjërave të rëndësishme të jetesës për popullin në Kosovë, ata takohen që t’ia përcjellin njëri-tjetrit qëndrimet negative rreth procesit të negociatave e madje edhe për atë për çka tashmë kanë rënë dakord. Nënshkrimi i dikujt në një dokument duhet të nënkuptojë pëlqimin e tij dhe dëshirën që ajo që është nënshkruar të senedërtohet, por është e qartë se këtu nuk bëhet fjalë për këtë. Pa qëllimin për të qenë i njëanshëm, është e qartë se Serbia ka përmbushur shumicën e detyrimeve të saj të nënshkruara në Bruksel, me përjashtim të marrëveshjes për energjinë, ndërsa palës kosovare as që i shkon mendja që detyrimet e saj bile t’i shqyrtojë në mënyrë adekuate.

Siç ka qenë rasti edhe deri më tani, dëmin më të madh e pësojnë qytetarët dhe, po e theksoj përsëri, pavarësisht se cilit popull i përkasin, sepse i gjithë ky proces që ka filluar askund nuk e deklaron qëllimin e tij në aspektin kombëtar. Ky proces, e kjo me gjasë është e qartë për të gjithë, pikërisht ka filluar që edhe njërës edhe tjetrës palë t’i sigurojë një lloj stabiliteti politik e me këtë edhe sigurinë në kuptimin e përgjithshëm. Përkundër faktit që opozita si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd tërë procesin e shohin si një farsë dhe metodë që garniturat në pushtet të fitojnë poena politik, është e qartë se procesi megjithatë i ka zhvendosur pikat kyçe nga pika e vdekur.

Sidoqoftë, ajo nga e cila ne të gjithë kishim frikë duket se erdhi në rend të ditës, e kjo është zbatimi i asaj për të cilën është rënë dakord. Dhe ndërsa Serbia pothuajse nuk ka çfarë të zbatojë më, sepse pothuajse çdo gjë është bërë, Prishtina tregon aq shumë papjekuri politike saqë nganjëherë fillon të fyejë inteligjencën. Dhe derisa ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë thekson se është madje i gatshëm të tërheqë nënshkrimin nga marrëveshja sepse Prishtina nuk po zbaton atë që është dakorduar, nga ana tjetër ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës qartazi nuk e kupton nocionin e obligimit dhe në mënyrë konstante bëhet i shurdhër ndaj thirrjeve të Serbisë, por edhe të Brukselit, që Kosova duhet të zbatojë atë që është dakorduar. Nganjëherë secilit që në mënyrë të paanshme e shikon tërë situatën mund t’i duket që i tërë procesi në fakt ka qenë mashtrim dhe farsë e madhe.

Përfundimi i cili imponohet është që as Beogradi, e aq më pak Prishtina, nuk kanë guximin të zbatojnë deri në hollësi atë që është dakorduar, sepse kjo do t’i vendoste ata në kamare të tradhtisë së interesave kombëtare si të njërës ashtu edhe palës tjetër. Është prej kohësh e qartë për të gjithë se as njëra e as tjetra palë nuk do të mund të marrin gjithçka që kanë kërkuar, por sfida është se si t’i shpjegohet kjo pikërisht atyre si të njërës ashtu edhe tjetrës palë që luftuan për atë që ata tani e kanë, ose ndoshta nuk e kanë. Dhe e gjithë kjo nuk është aspak e lehtë të bëhet nëse e dimë që këtu edhe problemi më i vogël është në fakt një katastrofë e mundshme sepse tensione, megjithëse ndonjëherë kjo nuk duket kështu, megjithatë ekzistojnë.

Ndoshta turpin më të madh për kredibilitetin politik të një politikani e paraqet ajo që ai nuk është në rrjedhë të ngjarjeve, kurse kryeministri aktual i Kosovës, z. Haradinaj, pikërisht e bëri këtë me deklaratën e tij se as nuk e ka lexuar marrëveshjen për AKS-në. Nëse asgjë tjetër, ai ka mundur të paktën të gënjejë, edhe ashtu të gjithë jemi mësuar me faktin se politikanët, si me ndonjë rregull të pashkruar, nuk e thonë plotësisht të vërtetën. Por edhe me këtë jemi mësuar sepse në vitet e fundit, e mund të themi edhe shumë më gjatë, në këtë hapësirë ka një mungesë të dukshme të politikanëve cilësorë. Dhe kur tashmë e dimë se është ashtu siç është, si mund t’ia japim vetes të drejtën që dikush i tillë të vendosë për të ardhmen e të gjithë neve. Madje nganjëherë mund të besojmë se as këta politikanë aktualë nuk janë të këqij, vetëm sikur të kujdeseshin pak më shumë për qytetarin e thjeshtë. Dhe ai qytetar është ai i cili i ka vendosur ata në atë vend. Dhe përsëri po e theksoj, pa kurrfarë anshmërie, prapëseprapë mendoj se rrethi i politikanëve të Beogradit është më përgjegjës dhe më i ndershëm. Në fund të fundit, për këtë flasin edhe veprimet edhe rezultatet, natyrisht, e kam fjalën për procesin negociator, kurse për sferat e tjera të veprimeve të tyre mund të diskutohet.

comments

SHARE