Dialogu dhe 6 tetori

Çka po ofrojnë në lidhje me temën më të ndjeshme politike për vendin, dialogun? Deri tash kemi pasur një dialog tinëzar në Bruksel, në mungesë të plotë transparence. Dhe po ashtu, vitin e fundit, patëm bllokadë totale. Pse? Mungesa e transparencës në negociata është kusht i domosdoshëm sepse heq agjencinë e dy popujve të frustruar me njëri-tjetrin. Absolutisht çdo kompromis do të tingëllojë i dhimbshëm për veshët e tyre.

0
94

Kosova i mban zgjedhjet e reja të parakohshme pas pak ditësh. Alternativat politike janë të shumta në numër (5) por të vogla e të ngushta në cilësi. Sa i përket dialogut me Serbinë, temës më të rëndësishme kombëtare, mungon pyetja kryesore dhe natyrshëm mungon përgjigjja.

Në fakt, Kosova i ka vetëm dy alternativa serioze: të vazhdojë me status quo-në – duke votuar Lëvizjen Vetëvendosje ose, zot ruana, ndonjë prej partive abuzive që ishin në pushtet – ose të sfidojë status quo-në duke votuar për kandidaten e LDK-së, znj.Vjosa Osmani.

Për fat të keq, një pjesë e madhe e njerëzve të pakënaqur në vend, shkaku i mllefit nuk arrijnë të shohin të njëjtën potencë abuzuese dhe të njëjtën fabrikë papërgjegjësie te Lëvizja Vetëvendosje. Kjo është një parti politike, që njësoj si tri të tjerat (PDK, AAK dhe Nisma) e ka të pakontestueshëm dhe s’e mban përgjegjës për absolutisht asgjë liderin e saj.

Më 2 shkurt të vitit 2007, Martti Ahtisaari kishte bërë publike Pakon e tij për statusin e Kosovës e që çoi në Pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008. Por, pas tetë ditësh, më 10 shkurt, Lëvizja Vetëvendosje vuri themelet e saj politike. Por, këto themele u vunë mbi gjak: ishin vrarë dy njerëz dhe ishin plagosur 80 të tjerë. Për çka? Sepse Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, ishte kundër dialogut me Serbinë për statusin e Kosovës.

Por, kjo ngjarje u harrua nga mllefi i përditshëm me skandalet qeveritare. Kurti nuk u mbajt përgjegjës. U harrua edhe qëndrimi radikal kundërshtues ndaj dialogut prej kësaj lëvizjeje, që fundja, edhe emrin e ka në kundërshti të plotë me angazhimin aktual. Problemi është se Lëvizja Vetëvendosje iu nënshtrua rrebeve të liderit të saj dhe nuk e mbajti përgjegjës për absolutisht asgjë. Ashtu siç nuk u mbajtën përgjegjës as liderët e tjerë burra që kandidojnë për kryeministra.

Vjosa Osmani ndërkohë, e ka të përkohshme dhe të kushtëzueshme praninë në nivele të larta të politikës. Nëse fiton, mund të jetë pjesë e këtyre niveleve për disa vjet. Nëse humb, kjo mundësi nuk do t’i ofrohet më. Pse? Sepse, ajo nuk gëzon fuqi të pakontestueshme brenda partisë në të cilën bën pjesë. Ajo do të mbahet përgjegjëse për humbjen eventuale, do të mbahej përgjegjëse për ndryshimin e qëndrimeve, do të mbahej përgjegjëse për keq-qeverisjen. Partitë e tjera politike i kanë prishë levat e përgegjësi-dhënies duke krijuar gara serviliteti mes tyre. Në demokracinë përfaqësimtare, subjektet politike janë ato që presupozohet të ushtrojnë trysni mbi të zgjedhurit tanë nisur nga perspektiva e tyre, gjë që nxjerr më pas lojën e përgjegjësisë. Por jo, votuesi kosovar është i detyruar të mendojë se cili është burrë më i mirë, më i drejtë e më patriot se tjetri. Të gjitha këto figura qesharake do t’i kemi edhe në zgjedhjet që vijnë. E edhe në zgjedhjet pas tyre. Do t’i kemi si alternativa deri sa vdekja të na ndajë.

Çka po ofrojnë në lidhje me temën më të ndjeshme politike për vendin, dialogun? Deri tash kemi pasur një dialog tinëzar në Bruksel, në mungesë të plotë transparence. Dhe po ashtu, vitin e fundit, patëm bllokadë totale. Pse? Mungesa e transparencës në negociata është kusht i domosdoshëm sepse heq agjencinë e dy popujve të frustruar me njëri-tjetrin. Absolutisht çdo kompromis do të tingëllojë i dhimbshëm për veshët e tyre. Dhe në anën tjetër, kishim bllokadë, për shkak të rrebeve të një lideri si Ramush Haradinaj – që e vendosi një tarifë mbi mallrat e prodhuara nga Serbia.

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti propozojnë heqjen e taksës por vendosjen e parimit të reciprocitetit. Tingëllon bukur. Por, a do t’i tingëllojë parimi i reciprocitetit bukur Brukselit, që për shkak të interesave gjeostrategjike, nuk na sheh njëjtë si Beogradin? Jo.

Çështja është më e thjeshtë se kaq: çfarë kompromisi të dhimbshëm është në gjendje të pranoj kryeministri i ardhshëm në mënyrë që të bindet Brukseli e Beogradi për ta kryer këtë çështje? Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe u refuzua. E po njëjtë, edhe shkëmbimi i territoreve. Por, atëherë, cila është ideja tjetër?

E vërteta është se nuk ka kurrfarë ideje tjetër. E kjo do të na mbajë të ngujuar brenda kësaj situate.

SHARE