Diversiteti et(n)ik

Shkumbin Kajtazi, pa fije mundi që të kuptojë një qëndrim dhe të konceptuar të ndryshëm, e gjykoi atë qëndrim dhe konsideron që „disa ëndrra në Kosovë me unanimitet konsiderohen si të djallit“. Si ashtu njëzëri? A thua dikush mund të përfaqësojë mendimet e të gjithë qytetarëve të Kosovës: shqiptarëve, serbëve, turqve, boshnjakëve, goranëve dhe pakicave tjera nacionale? Prej nga ajo e drejtë, prej nga ajo e drejtë që ëndrra e dikujt të përcaktohet si e djallit, kurse e dikujt tjetër jo?

0
122

Argumentet shërbejnë që t’i bindin njerëzit për vërtetësinë apo idetë e gabuara të një teorie dhe për këtë arsye janë mjet kyç në lëmin e shkencës, kritikës, debatit dhe dialogut. Megjithatë, kolegu im, Shkumbin Kajtazi, paraqet pretendime pa fakte, pa ndonjë argument. Me vetë këtë ai i diskrediton pohimet e tij, kurse tekstin si “Ëndrrat e “djallit” po dalin sheshazi  e përdor jo për të mbështetur qëndrimet e tij, por për të gjykuar ata që nuk mendojnë si ai, e tërë këtë e bën pa argumente. Megjithatë, unë konsideroj që ky këndvështrim është krijuar nën ndikimin e mediave dhe idealizimit të autoriteteve të imponuara. 

Të flasësh në emër të dikujt tjetër është totalisht absurde, e ajo që shpreh Shkumbini është më shumë qesharake se sa cinike. Ai pa fije mundi që të kuptojë një qëndrim dhe të konceptuar të ndryshëm, e gjykoi atë qëndrim dhe konsideron që “disa ëndrra në Kosovë me unanimitet konsiderohen si të djallit”. Si ashtu njëzëri? A thua dikush mund të përfaqësojë mendimet e të gjithë qytetarëve të Kosovës: shqiptarëve, serbëve, turqve, boshnjakëve, goranëve dhe pakicave tjera nacionale? Prej nga ajo e drejtë, prej nga ajo e drejtë që ëndrra e dikujt të përcaktohet si e djallit, kurse e dikujt tjetër jo? Çfarë kualifikimesh është e nevojshme të ketë dikush që përcakton se çfarë janë ëndrrat? Shkumbini qartazi i ka fituar diku këto kualifikime, kështu që edhe “njëzëri” po i përfaqëson të gjithë në Kosovë. 

Shkumbini e përmendi edhe trenin famoz, dhe konsideron që emrat e manastireve e komunave në Kosovë politikisht e kanë cenuar Kosovën. I përmend edhe vizatimet, sipas të gjitha gjasave duke aluduar në manastiret dhe trimat serbë nga beteja e Kosovës. Si e kanë cenuar ata Kosovën? A do të cenonin dikë manastiret e vizatuara që janë nga periudha kur shqiptarë nuk ka pasur në Kosovë, dhe si? Treni me simbolet e përmendura më lart assesi nuk ka mundur të cenojë historinë e shqiptarëve të Kosovës, sepse historia e tyre nuk daton nga koha kur janë themeluar këto manastire, të cilën e konfirmon fakti se disa monumente të caktuara janë vendosur nën mbrojtjen e UNESCO-s, si për shkak të rëndësisë kulturore ashtu edhe për shkak të ekzistencës shekullore. 

Qëndrimi zyrtar i Serbisë është se nuk e njeh Kosovën, sado që kjo të tingëllojë frustruese për shoqërinë kosovare. Serbia po udhëhiqet nga politika që i konvenon asaj, pa marrë parasysh çfarë qëndrimi kanë marrë SHBA, BE apo Rusia. Është logjike të udhëhiqesh nga ideja për të arritur deri tek qëllimi, e nëse gjatë sendërtimit të atij qëllimi e ke ndihmën edhe të dikujt që deri dje nuk ka qenë në anën tënde dhe i cili të ka bombarduar, atëherë kjo është një gjë e shkëlqyeshme. Serbia në rastin e taksës e ka një gjë të tillë, por jo edhe rezultatin e dëshiruar. Përkitazi me palogjikshmërinë, ndoshta Shkumbini do të mund të mendonte pak se si ndodh që Kosova, që është aq e dëgjueshme dhe besnike ndaj SHBA-së, nganjëherë dëgjon, nganjëherë jo. Si ashtu –  përnjëherë e injoron qëndrimin e eprorit? Aha, po “djalli e citon Biblën nëse kjo është në interes të tij.”

Shkumbini në një pjesë të tekstit shkruan „përderisa haptazi do të kundërshtohet shteti të cilin e kanë pranuar edhe serbë të Kosovës“ dhe duket se ai beson në atë që shkruan. Vetëm se nuk e di se ku e ka parë atë që serbët e Kosovës e kanë pranuar Kosovën si shtet, a ekziston çfarëdo dokumenti zyrtar ku mund të lexohet, të shihet një gjë e tillë? A janë deklaruar serbët në referendum se e pranojnë pavarësinë e Kosovës? Nëse është ashtu, pse të gjithë serbët në Kosovë nuk kanë dokumente të Kosovës? Prapë ka harruar të paraqesë argumente për pohimet e tij. Sidoqoftë, me kohë njerëzit i shohin gabimet e veta, kështu që edhe kolegu do të punojë në këtë drejtim. Paraqitja e qëndrimeve, argumenteve, pikëpamjeve të ndryshme përmes debatit është diçka krejtësisht normale dhe kolegu nuk duhet në asnjë mënyrë të mendojë se ky është një minim i punës, porse vetëm një reflektim i mendimit të njërës palë. Shqyrtimi sa më objektiv i situatës është më i mirë për kompromisin që na nevojitet më shumë se sa çdo gjë tjetër për të kapërcyer atmosferën të cilën na e kanë imponuar ata që po pasurohen, udhëheqësit e ideologjisë nacionaliste.

Ëndrra ime nuk është “Serbia e Madhe”, por rritja kulturore dhe ekonomike e kësaj shoqërie, shkatërrimi i barrierave rreth fesë, të cilës shumë njerëz i referohen kur kanë nevojë për të. Ëndrra ime është paqja, hapja e kufijve, hapja e derës për botën, vlerësimi i jetës, krijimi i mirëqenies. E di që kjo ëndërr vështirë do të bëhet realitet, nuk jemi gati të humbasim, nuk jemi gati të japim veten për një qëllim më të lartë. Ka tepër lakmi në sytë tanë, tepër instinkt. Mbase jeta është e thurur në mënyrë të tillë.

comments

SHARE