Do punë personale të presidentit 

Është paksa paradoksale që presidenti tani akuzon edhe zyrtarët kishtarë dhe opozitën në Serbi, edhe serbët që janë opozitë e Listës Serbe në Kosovë dhe popullin e vet për dështimin e idesë së tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës e që me këtë rast po atë ide në asnjë moment nuk ia prezantoi asnjërit prej tyre. 

0
47

Kohë më parë, Aleksandar Vučić, presidenti i Republikës shekullare të Serbisë, mori pjesë në Sinodin e Kishës Ortodokse Serbe në mënyrë që zyrtarëve kishtarë t’ua shpjegoi situatën rreth Kosovës. Takimi në Patrikanë qe i tipit të mbyllur ashtu që edhe informatat që i kemi nga ai takim janë mjaft të pakta. Mirëpo, midis të pranishmëve ishte edhe peshkopi i Dyseldorfit dhe Gjermanisë, Grigorije, i cili ua transmetoi mediave një pjesë të ndodhive.

Takim ishte kontraverz, vetvetiu. Para së gjithash, presidenti i Republikës sipas Kushtetutës së Republikës së Serbisë ka vetëm disa kompetenca ceremoniale, derisa krijimi dhe udhëheqja e politikës së Republikës bën pjesë në kompetencat e Qeverisë së Republikës së Serbisë. Në përputhje me këtë, më imponohet pyetja – si erdhëm deri tek ajo që presidenti ia prezanton Sinodit politikën e vendit?

Pyetja e dytë është: përse përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv i japin fare llogari autoriteteve kishtare në një shtet shekullar?

OK, të gjitha këto do të ishin çështje legjitime po të mos bëhej fjalë për një shtet nga Ballkani, njërin prej 6 shteteve të Ballkanit, ku institucionet dhe Kushtetutat nuk do të thonë shumë, përveq si paravan për individë të fuqishëm që të zbatojnë ndonjë agjendë të veten. Kështu që edhe këtë takim mund ta kuptojmë si një gjë krejtësisht normale dhe të pritur në shtetin ku për të gjitha vendos një njeri dhe shtetin në të cilin kisha, në mënyrë të vazhdueshme, përzihet në punët e shtetit. 

E kur të gjitha këto çështje paraprake fillojmë t’i trajtojmë si të pakontestueshme, atëherë vijmë deri tek pyetja se çka në të vërtetë ka ndodhur në atë takim? 

Sipas fjalëve të peshkopit Grigorije, të pranishmit nuk kanë pasur rastin që të dëgjojnë planin e presidentit për Kosovën, por vetëm qërimin e hesapeve me peshkopin e Rashkës-Prizrenit, Teodosije, i cili udhëheq Kishën në territorin e Kosovës. Siç raporton peshkopi Grigorije, Vučić ka thënë se „gjatë negociatave shumëvjeçare ia ka dalë që palën kundërshtare ta shtyjë në drejtimin kundër të cilit ajo ka qenë që nga fillimi, por që me veprimin obstruktiv i cili ka ardhur nga mjedisi i brendshëm, ato negociata u nisën në një drejtim të keq për ne,” dhe kështu, në mënyrë indirekte (midis tjerash) e akuzoi edhe peshkopin Teodosije për dështimin e idesë së tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Është paksa paradoksale që presidenti tani akuzon edhe zyrtarët kishtarë dhe opozitën në Serbi, edhe serbët që janë opozitë e Listës Serbe në Kosovë dhe popullin e vet për dështimin e idesë së tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës e që me këtë rast po atë ide në asnjë moment nuk ia prezantoi asnjërit prej tyre. Pra, gjithçka që dihet për “planin për Kosovën” është ajo se presidenti idenë e vet ia ka prezantuar shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare, kurse ajo do t’i prezantohet opinionit serb nëse pranohet, siç e tha në një intervistë. Është e qartë se ajo ide nuk kaloi bash sipas pritjeve të presidentit Vučić, kështu që tani të gjithë janë fajtorë, përveç atij vetë. Të gjithë tani janë fajtorë sepse e kanë sabotuar dhe sulmuar idenë e tij të cilën e di vetëm ai dhe askujt nuk ia ka prezantuar… e tani pushoni së qeshuri për një moment, pason konkluzioni.   

Është e qartë se, përveç këtyre deklaratave zyrtare që nuk thonë asgjë, po zhvillohen negociata për të cilat nuk thuhet asgjë. Përfaqësuesit e zgjedhur të popullit (edhe ata jo të zgjedhur – kisha) po i ndajnë mes veti disa informata që kanë të bëjnë me popullin të cilit do të duhej t’i shërbenin dhe sipas vullnetit të të cilit do të duhej të vepronin, pa ia prezantuar po ato informata opinionit publik dhe eventualisht të kërkojnë mendim. 

Por, ngadalë president, pa nxitim. Kur t’i kryeni ato punë tuaja të vockla personale, do të ketë kohë edhe për popullin. 

SHARE