Do sulme të reja me gurë

Edhe një ngjarje tjetër ndaj të cilës nuk mund të rri i heshtur. Edhe një sulm mbi nacionalitetin tjetër, besimin tjetër, edhe një titull tashmë i zakonshëm në gazeta “Sulmohet me gurë autobusi me serbë në Kosovë”. Deri kur kështu, pyesin shumë vetë?

0
510

Edhe një ngjarje tjetër ndaj të cilës nuk mund të rri i heshtur. Edhe një sulm mbi nacionalitetin tjetër, besimin tjetër, edhe një titull tashmë i zakonshëm në gazeta “Sulmohet me gurë autobusi me serbë në Kosovë”. Deri kur kështu, pyesin shumë vetë?

Sulmi me gurë mbi autobusin në vendin Bajnicë – komuna e Kaçanikut mbetet i regjistruar vetëm sikur numër sulmi që, ja, ka ndodhur. Por nuk bën të shpërfillen as ngjarjet e tjera që ndodhën jo aq moti. Shqelmimi i automobilave në kolonën në të cilën ndodhej kryeministri Aleksandar Vučić, sulmi mbi serbët e zhvendosur të cilët dëshironin të kremtonin Krishtlindjet në Kishën ortodokse në Gjakovë, kokteje Molotovi të hedhur në lokalin e pronarit serb në Fushë Kosovë, grafite në kisha, manastire, varreza të përdhosura, përmendore dhe ngjarje të tjera të pakëndshme që ndodhën jo aq moti, e zgjidhja e tyre as që shihet në horizont ose mbyllen sytë para skenave të tilla.

Kush do të marrë përgjegjësinë për këto ngjarje? A do të përshkohet kjo paradigmë vetëm nëpër media apo dikush do t’u dalë në rrugë këtyre prapësive, nëse mund të quhen ashtu?

Grupe të vogla njerëzish të cilët konsiderojnë se bashkëjetesa me serbët nuk është e mundur mbesin pa u dënuar ose për këto raste publiku nuk di. Kush janë ata që kryejnë ekscese të tilla, a është ky kulmi i aspiratave të tyre? Kush qëndron pas këtyre njerëzve, kush i organizon? Kush e ka për qëllim t’i fusë frikën njerëzve të pafuqishëm të cilët është e qartë se janë fajtorë vetëm se jetojnë në këto hapësira?

Me këto sulme u dërgohet porosi e qartë të zhvendosurve dhe atyre që kanë mbetur për të “mbijetuar” se nuk e kanë vendin në vatrat e tyre, dhe me vetë këtë edhe aspirata drejt normalizimit të jetës në Kosovë shndërrohet në përrallë. Përshtypje e përgjithshme është se kjo valë e dhunës është një hyrje në një periudhë të nënshtrimit të pakicës serbe në Kosovë. Problemi konkret i këtyre njerëzve është ndikimi i të kaluarës në të tashmen dhe të ardhmen, në fakt mosgatishmëria për të kapërcyer dallimet etnike dhe fetare. Vullneti për të penguar manipulimin me këta njerëz as që ekziston, mbase dikujt kjo i shkon për shtati.

Drejtori i televizionit “Klan” të Prishtinës është një prej të rrallëve që ka ngritur zërin dhe guximshëm ka thënë “dikush duhet t’u kërkojë falje serbëve që u gjuajtën me gurë“ duke aluduar në sulmin që ndodhi në Gjakovë. Është e qartë se të tillë ka pak, të paktën pak në vendet ku fjala e tyre mund të vlerësohet, e kam fjalën te pushteti, por edhe në organizatat joqeveritare të cilat me projekte mund të ndikojnë në ndërgjegjen dhe përparimin e shoqërisë. Problemi me njerëzit në margjina të shoqërisë duhet zgjidhur sa më parë në mënyrë që të parandalohen vuajtje të reja të panevojshme. Ka pasur tepër shumë në të dyja anët.

SHARE