Edhe sa? Kur?

Kosovë, maj 2015. Nuk mund të ikë nga këta njerëz, nuk mund të ikë nga vetvetja. Nuk e di si është me të tjerët, por një ambivalencë është shpesh e pranishme tek unë, mendoj ku jam, çka jam, çka do të bëhem?

0
1272

Kosovë, maj 2015. Nuk mund të ikë nga këta njerëz, nuk mund të ikë nga vetvetja. Nuk e di si është me të tjerët, por një ambivalencë është shpesh e pranishme tek unë, mendoj ku jam, çka jam, çka do të bëhem?

Vučić, Thaçi, Nikolić, Tahiri, Dačić, Mustafa. . . Është e saktë që ne vetë e sajojmë jetën tonë, bëjmë gjëra të mira dhe të këqija, por shtrohet pyetja a është ky popull i vetëdijshëm se sa ka ndikim në jetën tonë ky establishment i lartpërmendur? A beson me të vërtetë ende kushdo që këta njerëz mund ta ndryshojnë jetën tonë, a beson dikush në ta, në planet e tyre, në vizionet e tyre, si do të na e zbukurojnë ata jetën tonë, do të krijojnë paqe, do të sigurojnë ekzistencën? Ka-në kaluar mjaft vite që këta njerëz dhe të tillë si këta po i udhëheqin fatet tona, asgjë domethënëse nuk ka ndryshuar, asgjë më të mirë nuk ka shijuar kjo masë e pashpresë. Pas tërë këtyre viteve kjo duket me të vërtetë qesharake. Fakti është që problemet urgjente do të zvarriten për vite të tëra, do të vuajnë gjenerata të tëra, prej kësaj nuk mund të ikim. Edhe sa kështu?

Prishtina, Beogradi, Brukseli, marrëveshje, gjuajtje me gurë, shqiptarë të rrahur, serbë të rrahur dhe shumë e shumë ngjarje që po na i servojnë mediat çdo ditë, prej të cilave në të vërtetë ne va-remi, që janë pjesë e jona. Populli i kredhur në këtë rrëfim kërkon shtegdalje nga jeta e vështirë duke emigruar apo duke e mashtruar veten, me vetëdije apo pa të vetëm gëlltit rrëfimin e “të mëdhenjve” dhe po e pret shthurrjen e ngjarjeve. E aq shumë tokë pjellore ka në Kosovë, aq shumë pasuri, potencial që të përparojmë, që të shkojmë në hap me botën, por ne assesi të zgjohe-mi, sikur jemi mësuar që të jetojmë në margjinë të shoqërisë. Deri kur kështu?

Jo shumë rrallë largohem nga këtu, nga kjo gjendje gri. Derisa largohem, disi jam gjithnjë e më shumë i bindur që kurrë nuk do të jetë më mirë apo unë nuk do ta pres këtë, shpresoj se e kam ga-bim. Nisem kah Serbia qendrore, nuk di a po e kaloj një kalim administrativ apo megjithatë është kalim kufitar. A do ta marrë vesh këtë ndonjëherë? Nuk di a t’i besoj deklaratave të Beogradit apo Prishtinës? Ata mbase po luajnë me neve “të vdekshmit e rëndomtë”. E unë prapë pyes veten “edhe sa kështu”?

Ndjenjat shpesh dalin në sipërfaqe, nganjëherë më pëlqen që jam këtu, di të jetë aq këndshëm, e adhuroj praninë e këtyre njerëzve, ky mentalitet i bën këta shpirtëra të veçantë, pas tërë asaj nëpër të cilën kanë kaluar dhe po kalojnë, por të njëjtit njerëz e kanë edhe anën tjetër, aq të ashpër, të keqe, dinë të jenë sipërfaqësor, gjithmonë të varur nga Serbia, Shqipëria, Amerika, Rusia, Bash-kimi Evropian. Dimë të jemi aq të vogël. Meqenëse po aspirojmë kah hyrja në Bashkimin Evropian mbase këto tipare të këqija do të çrrënjosen, mbase do të fitojmë atë kulturën evropiane, vlerat evropiane. Vetëm se imponohet pyetja kur do të ndodhë një gjë e tillë? Kur?

E vetmja pikë që shoh se i bashkon njerëzit në Kosovë është tregtia. Pas luftës ka pasur drojë, por për një periudhë shumë të shkurtër u zhvillua rrjeti i tregtarëve, ishin të detyruar që të kryejnë punë, të vendosin kontakte. Të hollat në këtë rast bënë një vepër të mirë, i bashkuan njerëzit, thy-en pengesa të shumta. Shpresoj që do të fillojë të zgjohet vetëdija tek njerëzit dhe që me kohë do të fillojë të funksionojë çdo gjë, që kontaktet, shoqëritë e miqësitë nuk do të krijohen vetëm për shkak të parave. Neve na mbetet që të shpresojmë që kjo të ndodhë. Paj, tani nuk është edhe me rëndësi “kur”, vetëm le të ndodhë.