Ekipi menaxhues: Asociacioni i komunave serbe me kryetar dhe kuvend

0
204

Ekipi menaxhues për themelimin e Bashkësisë së komunave serbe, si pjesë e procesit të hartimit të projekt-Statutit të Bashkësisë, sot kanë biseduar me kryetarët e komunave me shumicë serbe.

Në takim, është bërë fjalë për strukturën e ardhshme organizative të Bashkësisë së komunave serbe, të cilat do të rregullohen në bazë të Parimeve të përgjithshme të miratuara në Bruksel.

Sipas këtij dokumenti, Bashkësia e komunave serbe do të ketë këto organe: kuvendin, kryetarin, këshillin, bordin, administratën dhe zyrën për ankesa.

Bashkëbiseduesit kanë theksuar se është thelbësore që kompetencat e Bashkësisë së komunave serbe të mbeten ashtu siç janë përcaktuar në Marrëveshjen e parë të Brukselit.

U konstatua se Bashkësisë e komunave serbe duhet që, përmes trajtimit të çështjeve me interes të përbashkët të komunave anëtare, si dhe përfaqësimin e tyre, kontribuojë në forcimin e demokracisë lokale dhe mbrojtjen e interesave të popullit serb.

Ekipi menaxhues i informoi kryetarët e komunave me aktivitetet e mëparshme dhe planet e ardhshme dhe falënderoi për ndihmën logjistike dhe profesionale që autoritetet lokale i dhanë në punën deri tani.

(rtklive.com, 03/07/2018)

SHARE