Është koha

Është simptomatike që populli gjithmonë e përjeton të njëjtin skenar që na vjen nga të njëjtit regjisorë dhe gjithmonë në mënyrë identike. Së pari zihen politikanët përmes mediave apo gazetave. Ata rregullisht mbrojnë interesat e popullit të vet dhe nuk e japin asnjë pëllëmbë të tokës së vet, populli natyrisht u beson sepse nuk ka kujt t’i besoj, e pastaj pas kuintave vjen tek ajo që të pafajshmit edhe nga njëra edhe nga ana tjetër pësojnë në këtë mënyrë apo në një tjetër.

0
713

Për komunën e Klinës kam dëgjuar qysh i vogël dhe kam ditur përmendësh fjalinë e famshme kur e pyes nënën se ku ndodhet fshati i saj i lindjes Bërkovë. Gjithmonë më përgjigjej me buzëqeshje se fshati Bërkovë ndodhet në komunën e Klinës, afër qytetit të Pejës.

Kështu së fundi e kam kujtuar këtë fjali të famshme kur e lexova lajmin në portalin KoSSev më 27 shtator kur njoftuan se shtëpia e të ndjerit, Drago Konić, në Klinë është djegur dhe atë në natën midis të enjtes dhe të premtes si dhe që zjarrfikësit ia dolën ta fikin zjarrin. Sipas fjalëve të Božidar Šarković-it, kryetar i Organit të përkohshëm të komunës së Klinës, në momentin e zjarrit nuk ka qenë askush në shtëpi sepse pronari i shtëpisë ka vdekur dhe në të ka kohë që nuk jeton askush, gjë që tregon se i është vënë zjarri. Në të njëjtin intervistë u theksua se të kthyerit që kanë dashur të mbesin dhe të jetojnë në shtëpitë e tyre me vite i eskpozohen sulmeve mbi pronat e tyre dhe se të kthyerit janë plotësisht të pambrojtur edhe pse policia gjithmonë pas incidentit del për të hetuar rastin por sulmet zakonisht mbeten të pazgjidhura dhe autorët nuk zbulohen.

Sipas shkrimeve të portalit Kossev, ky është rasti i dytë i sulmit mbi pronat e serbëve në Klinë. Në fakt, vetëm një javë para kësaj ngjarjeje është qëlluar me gurë edhe një shtëpi e një serbi tjetër që jeton në Zvicër.

Ky nuk është rast i izoluar që gjëra të tilla kryesisht ndodhin pikërisht para ndonjë zhvillimi që është i rëndësishëm në atë moment, siç ishin në këtë rast konkret zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. Ajo të cilën gjithmonë e mendoj dhe që kurrë nuk do ta kem të qartë është se si gjithmonë po përsëritet mantra e njëjtë dhe e tëra është deja vu në këtë Ballkanin tonë të bukur. Siç do të thoshte ai ushtari i famshëm nga fillimi i viteve nëntëdhjetë në lidhje me ngjarjet e luftës në Slloveni, ata kinse po sulmojmë e ne kinse po mbrohemi. 

Është simptomatike që populli gjithmonë e përjeton të njëjtin skenar që na vjen nga të njëjtit regjisorë dhe gjithmonë në mënyrë identike. Së pari zihen politikanët përmes mediave apo gazetave. Ata rregullisht mbrojnë interesat e popullit të vet dhe nuk e japin asnjë pëllëmbë të tokës së vet, populli natyrisht u beson sepse nuk ka kujt t’i besoj, e pastaj pas kuintave vjen tek ajo që të pafajshmit edhe nga njëra edhe nga ana tjetër pësojnë në këtë mënyrë apo në një tjetër.

E gjithçka mund të jenë ndryshe, apo jo? Të gjithë jemi dëshmitarë të manifestimeve të ndryshme ku të gjithë njerëzit, veçanërisht mendoj për rininë, thjesht funksionojnë në mënyrë të përsosur kur ndodhen në një mjedis të shëndoshë. Janë organizuar koncerte të shumta në të kaluarën, mbledhje të OJQ-ve, kampe me tema të ndryshme dhe gjithmonë është dëshmuar se të rinjtë nga shtetet e ndryshme, e veçanërisht nga pjesët e ish-shteteve dhe krahinave që kanë qenë në konflikt, po shkojnë më së miri me njëri-tjetrin për arsye se i përcjellin të njëjtat brenga dhe probleme. Së këndejmi shtrohet një pyetje logjike, kush të kupton më mirë sesa ai që ka kaluar nëpër të gjitha ato që të kanë shqetësuar e munduar edhe ty? Personalisht jam dëshmitar se njohjet dhe miqësitë më të mira janë bërë pikërisht në tubime të tilla, sepse ato gjithsesi vazhdohen përmes rrjeteve sociale dhe të gjithë mbeten në kontakt të përhershëm. Jam i mendimit se do të duhej më shpesh të organizohen shoqërime konstante të të rinjve nga regjioni sepse diku duhet të vihet vija dhe të fillohet të krijohen inde të reja shqërore që do të tejkalojnë të kaluarën dhe që të gjithë të takohemi në një të ardhme më të lumtur.

Është koha e duhur të fillojmë të kujtojmë se kush kujt i ka bërë mirë në jetë e jo kush kujt ia ka djegur shtëpinë.

Është koha.

Është pesë në dymbëdhjetë!