Është lansuar Platforma për Ndërtimin e mirëbesimit në Kosovë

0
110

Është lansuar për publikun Platforma për Ndërtimin e mirëbesimit në Kosovë, qendra e parë informative e këtij lloji mbi iniciativat, arritjet, mundësitë si dhe kampionët e ndërtimit të mirëbesimit.

Drejtorja Ekzekutive e OJQ-së që e lansoi uebfaqen më 18 mars, New Social Initiative (NSI), Jovana Radosavljeviq, në një letër publike shkroi mbi rëndësine e shtuar të ndërtimit të mirëbesimit marrë parasysh rrethanat sfiduese të COVID-19:

“Pikërisht për shkak të sfidave që paraqet pandemia aktuale e COVID-19, ndërtimi i mirëbesimit dhe Platforma e Ndërtimit të Mirëbesimit në Kosovë, kanë fituar rëndësi të shtuar. Besimi tek njëri tjetri nuk ka qenë kurrë më parë më i rëndësishëm për mirëqenien tonë kolektive. Kjo është edhe arsyeja që sot po e lansojmë Platformën për Ndërtim të Mirëbesimit në Kosovë,” shkroi Radosavljevic.

Distanca fizike nuk ka nevojë të nënkuptoj izolim, tha ajo.

“Platforma e Ndërtimit të Besimit mund të ndihmojë në mënyrë digjitale, të lehtësojë barrën duke ju sjellë histori pozitive të njerëzve që punojnë së bashku nëpër komunitete, frymëzim nga kampionët që ndjellin besim në mënyra të reja dhe inovative, si dhe aftësinë për t’u lidhur dhe ushtruar solidaritet me të tjerët, në një kohë kur çdo ditë e zakonshme, rutina dhe lidhjet shoqërore janë ndërprerë.”

Platforma për Ndërtim të Mirëbesimit  Në Kosovë u inicua në vitin 2018 nga pjesëmarrësit e Forumit të OKB-së për Ndërtim të Mirëbesimit në Kosovë  për të ndarë informata, për të promovuar bashkëpunim, për shmangje të duplifikimit dhe për avancim të zbatimit të rekomandimeve për ndërtim të mirëbesimit. E fuqizuar nga OJQ New Social Initiative, në bashkëpunim me Fundación Ciudadanía Inteligente dhe Mint22, si dhe me përkrahjen e UNMIK-ut, Platforma shërben si burim i informatave për iniciativat për ndërtim të mirëbesimit në Kosovë.

(unmik.unmissions.org, 18/03/2020)

SHARE