Festival dhe protesta

Pasi që këtë vit u mbajt për të gjashtën herë me radhë dhe për shkak se gjithmonë shkakton reagime, si tek dashamirët dhe admiruesit e këtij festivali ashtu edhe tek ata të cilët shprehin pakënaqësi ndaj mbajtjes së tij dhe janë kundër vetë këtij koncepti, i bëra vetes pyetjen se për çka organizohet ky festival, si është konceptuar ai dhe cili është synimi, gjegjësisht qëllimi i tij?

0
58

Fundi i tetorit në Beograd është një termin i caktuar rregullisht për takime në një festival dhe termin për organizimin e protestave në skajin tjetër të qytetit. Ka disa vite që të gjithë e dimë se mbahet festivali kontraverz „Mirëdita, dobar dan“, i cili shkakton një ortek të tërë komentesh, si pozitive ashtu edhe negative, si nëpër rrugët e qytetit ashtu edhe në rrjetet sociale. Fitohet përshtypja se ai festival do të kalonte plotësisht i pavërejtur po qe se do të quhej ndryshe e jo „Mirëdita, dobar dan“ dhe pikërisht ai fillim i emrit të festivalit është ferrë në sy që çdo vit ngjallë shqetësim dhe shtyen në pakënaqësi një pjesë të opinionit publik për shkak të mbajtjes së tij. 

Pasi që këtë vit u mbajt për të gjashtën herë me radhë dhe për shkak se gjithmonë shkakton reagime, si tek dashamirët dhe admiruesit e këtij festivali ashtu edhe tek ata të cilët shprehin pakënaqësi ndaj mbajtjes së tij dhe janë kundër vetë këtij koncepti, i bëra vetes pyetjen se për çka organizohet ky festival, si është konceptuar ai dhe cili është synimi, gjegjësisht qëllimi i tij? Thellësisht besoj se ka arsye përse mbahet festivali e që nuk janë të njohura për mua e as për shumicën e njerëzve në regjion.  

Sipas deklaratave të organizatorëve, festivali ka për qëllim që të orvatet të afrojë dhe pajtojë shoqërinë kosovare me atë serbe. Në konton e asaj ideje është mbledhur një ekip i njerëzve të rinj të cilët na e vënë në dukje se “nacionalizmi po lulëzon edhe në Serbi edhe në Kosovë”. Organizatorët thonë se po “përhapen gënjeshtra për festivalin” dhe vunë në dukje se në festival do të flitet për atë se si të ruhet Manastiri i Deçanit, sepse, siç theksohet në kumtesën e Iniciativës së të rinjve për të drejtat e njeriut, atë “nuk e ruan as Serbia e as Kosova, por NATO“. „Ata që thonë se Manastiri i Deçanit është shqiptar, ne i quajmë të marrë. Është e vërtetë që ka njerëz të marrë, të përbetuar ë Kosovë që thonë se Deçani është shqiptar dhe këto janë marrëzira. Ne duam të flasim për këtë e jo të mbjellim urrejtje”, tha Ivan Đurić, i cili përndryshe është drejtor i festivalit. Siç ishte paralajmëruar, në festival, përveç teatrit, filmit dhe librave, u mbajtën edhe debate për çështjet kyçe të drejtësisë tranzicionale dhe fillimin e punës së Gjykatës Speciale, mënyrës së saj të punës dhe drejtësisë për viktimat. Kur të merret parasysh e tëra që u tha më lartë dhe qëllimi i organizimit të këtij festivali, nuk mund të thuhet se ideja nuk ka ndonjë qëllim përfundimtar i cili është pozitiv dhe i cili mund të jetë i dobishëm për të gjithë njerëzit në regjion.  

Mirëpo, ata që kundërshtojnë organizimin e tij konsiderojnë që në festivalet e këtij lloji më shunë madhërohet njëra palë në raport me palën tjetër dhe se në këtë mënyrë minimizohen edhe viktimat dhe situata e gjithmbarshme e cila ndodhi në vitin 1999 dhe e cila ja edhe pas gati njëzet viteve, ende vazhdon. Për shkak të të gjithave që u thanë më lartë, në vigjilje të festivalit “Mirëdita, dobar dan”, e pas paralajmërimit të protestave me rastin e mbajtjes së këtij festivali, në hyrjen e Qendrës për dekontaminim kulturor në Beograd, gdhiu mbishkrimi me porosinë “Mirëdita, laku noć”.

Siç ishte rasti edhe vitet e kaluara, festivali u shoqërua me protesta dhe pretendime se bëhet fjalë për një “ngjarje antiserbe” e cila gjithsesi e dëmton reputacionin e Serbisë! Në përputhje me këtë, pjesëtarët e organizatës “Zavetnici” (Të betuarit) u mblodhën para tempullit të Shën Savës dhe mandej u drejtuan kah Qendra për dekontaminim kulturor, të cilën e konsiderojnë “bastion të urrejtjes ndaj serbëve”, e ku organizohej festivali; parti të djathta gjithsesi bënë thirrje për protestë kundër festivalit përmes rrjeteve sociale.

Kur e përmbledhim situatën e gjithmbarshme, na mbetet vetëm një gjë dhe ajo është të pyesim veten nëse ne si shoqëri jemi të pjekur për t’u përballur me disa fakte dhe për të pranuar disa gjëra apo është akoma herët për të nxjerrë tema të dhimbshme që na qëndrojnë si një kockë në fyt tashmë plot dy dekada.

Kam frikë se megjithatë veç e di përgjigjen paraprakisht!

Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës

SHARE