FFK-ja kërkon nga FIFA e UEFA t’ia ndalojë Serbisë garat ilegale në Kosovë

0
65

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se ka kërkuar nga FIFA dhe UEFA që t’ia ndalojë Serbisë garat ilegale që po i zhvillon në Kosovë.

Kreu i FFK-së, Agim Ademi i është drejtuar me nga një letër presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin në lidhje me përfshirjen e të ashtuquajturit klub Trepça nga Mitrovica e Veriut në kategorinë e tretë të futbollit të Serbisë.

FFK-ja gjithashtu bën të ditur se ka kërkuar gjithashtu edhe ndalimin e çdo lloj gare të futbollit të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës, si dhe të detyrojnë Federatën serbe që ta ndryshojë statutin e saj, ku Kosovën e paraqet si pjesë të federatës së tyre, e që është në kundërshtim me realitetin dhe statutet e FIFA-s e UEFA-s.

(koha.net, 01/08/2019)

SHARE