Fjalë e kushtueshme

I dënuari është dënuar për atë që ka thënë, dhe atë për mendimin e tij, jo për citat, por pikërisht për mendimin e tij autentik. Që kjo gjë të jetë edhe më absurde, është dënuar një politikan edhe ate serb, nga Zveçani. Po, është dënuar Ivan Todosijević, ish-ministër i Administrimit të pushtetit lokal të Qeverisë në Prishtinë, kurse tani Kryetar i Komunës së Zveçanit. 

0
351

Fundi i muajit gusht ishte shumë i qetë, ose së paku vetëm na u duk kështu. Ditë të nxehta, korona në vrull të plotë, thatësira, ndonjë zjarr nëpër pyje, herë pas here ndonjë apostrofim pikant apo sulm politik, me një fjalë, një situatë tejet idilike për kushtet tona, thuajse verë e vërtetë në këtë pjesën tonë të botës. Por do të ishte rendi që t’i vihet pikë këtij idili, e për këtë u kujdes askush tjetër pos Gjykata e Apelit në Prishtinë. Skenari i menduar mirë, viktima e gjetur, edhe kryesit e punëve ishin gjetur dhe, ja, doli vendimi. I dënuari është dënuar për atë që e ka thënë, dhe atë për mendimin e tij, jo për citat, por pikërisht për mendimin e tij autentik. Që kjo gjë të jetë edhe më apsurde, është dënuar një politikan edhe ate serb, nga Zveçani. Po, u dënua Ivan Todosijević ish-ministër i Administrimit të pushtetit lokale të Qeverisë në Prishtinë, kurse tani Kryetar i Komunës së Zveçanit.

U krye një krim i rëndë, një precedent i pafalshëm, që në fakt është vetëm një fjalim, pra vetëm një pjesë e tij që kishte të bënte me vështrimin e rrjedhës së disa ngjarjeve historike dhe jo, asgjë më shumë se kaq. Fjalia që kushton 2 vjet burg është në fakt një opinion, kështu që, sipas logjikës së gjërave, ky vendim nuk është vendim ndaj një personi, por për këdo që ka një mendim që nuk përshtatet me kuadrin zyrtar politik. Qëllimisht them politik sepse ligji me të cilin u dënua është në fakt një krijim i bazuar në politikë dhe jo në të drejtën.
  
Dhe ndërsa të gjitha institucionet e Serbisë, duke filluar nga presidenti e deri tek nivelet më të ulëta, e dënojnë këtë vendim, atyre iu bashkua edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili qartazi vuri në dukje që një vendim i këtillë paraqet shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 në kuptimin juridik, sepse trupi gjykues që la në fuqi vendimin nuk ishte i përbërë sipas propozimeve të përcaktuara me atë marrëveshje. Shoqatat civile gjithashtu thonë se vendimi është i turpshëm për gjyqësorin e Kosovës; po ashtu u prononcua edhe Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit dhe shumë të tjerë. Por të gjitha këto sikur nuk janë të rëndësishme, vendimi është aty, edhe i dënuari, e shtrohet edhe pyetja logjike ku është këtu drejtësia? Drejtësia është aty diku, e fshehur, e frikësuar, e turpëruar, e hedhur në dysheme, sepse kohët janë të tilla që sistemi juridik është krijuar që të frikësojë njeriun e zakonshëm e jo që të kënaqet drejtësia. Me dënime kërcënohet secili që ka një opinion, me kusht që ai të jetë i ndryshëm nga ai i përcaktuari. Kush e respekton mendimin e përcaktuar, mund të flejë i qetë, e kush jo, le ta pyesë veten mirë se cila do të jetë e ardhmja e tij. Këtu vlejnë rregullat e forcës dhe ne duhet të mësohemi me to.

Më së miri do të ishte që për të gjithë ne të përcaktohet zyrtarisht se çfarë opinioni lejohet e çfarë jo dhe të vendosen bukur nëpër tabela, në mënyrë që të gjithë ta dinë qartë se sa larg  mund të shkojnë me opinionet e tyre. Pra, duke e pirë kafenë tuaj të mëngjesit, ju rishikoni bukur mendimin tuaj për atë ditë dhe kështu e kaloni qetë jetën tuaj politikisht të përshtatshme pa konflikte dhe probleme. Ironike, gjithsesi, por politikisht e pranueshme dhe, mbi të gjitha, e dëshirueshme nëse doni të jetoni qetë. E nëse nuk e doni këtë, atëherë bëhuni gati që për shkak të mendimit tuaj të kaloni pak kohë larg familjes suaj – a do të jenë 2 apo më shumë vite, kjo përsëri është një çështje politike dhe jo çështje ligjore.

Në botë, drejtësia paraqitet simbolikisht me sy të lidhur, kurse këtu ia kanë lidhur edhe gojën në mënyrë që edhe ajo të mos dënohet për ndonjë fjalë të folur.
 
Shënim: Pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht të New Perspektivës.