Frika dhe ‘marrëveshja finale’

Në fshatrat shqiptare të Leposaviqit kishin frikë se do të mbeteshin nën një zonë të kontrolluar nga Serbia, e në jug të Kosovës serbët frikësoheshin se po mbeteshin jashtë zonave të koncentruara me serbë e ku “ishin në dorë të sigurt të Serbisë”. Gjithë kjo huti e qytetarëve e manifestuar me shenja frike ishte prezente edhe tek politikanët e tjerë të shumicës dhe opozitës, e po ashtu edhe tek njerëzit e medias. Gjithçka luhej me shumë karta e shumë qëndrime. Qytetarët shprehnin frikë! Dhe kjo frikë nuk shpaguhet as edhe me një ‘marrëveshje finale’, e sidomos nuk shpaguhet nëse po bëhet vetëm për të fituar pozitë në dialogun e gjatë mes Kosovës dhe Serbisë.

0
1605

fundin e ditës së 2 gushtit, Idriz Idrizi, po bënte përgatitjet e fundit për të mbajtur një tubim me banorët e Cerajës, një prej fshatrave shqiptare të Leposaviqit. Duke qenë se tubimi bëhej në nderim të përvjetorit të vdekjes së shkrimtarit Jakup Ceraja, që vinte nga ai fshat, Idrizi po jepte gjithçka nga vetja për ta bërë tubimin sa më përpiktë çdo detaj.

Por, fundi i kësaj dite e gjen Idrizin me një hall. Tubimin që e mbante qe sa vite më 5 gusht, këtë herë do të duhet ta mbajë në një ditë tjetër. Nuk i vinte fare mirë pasi kishte vite që atë e mbante në atë datë, por s’kishte tjetër rrugë. E mori kompjuterin e tij dhe e thuri një paragraf në formë njoftimi për të treguar se janë disa arsye që njerëzit e këtij fshati, që shumicë jetojnë Mitrovicën e Jugut, nuk është mirë udhëtojnë për në Cerajë.

“Njoftoheni të gjithë se për shkak të rrethanave politike të krijuara në veri të Kosovës, tubimi në fshatin Cerajë shtyhet për një javë, pra do të mbahet me datë 12 Gusht 2018. Kërkojmë ndjesë për këtë ndryshim, mirëpo kemi qenë obliguar ta marrim këtë vendim në mënyrë mos rrezikohen njerëzit gjatë udhëtimeve, duke parë rrethanat e krijuara, por dhe incidentet e mundshme në veri të Kosovës”, kishte shkruar ai.

Edhe disa ditë më vonë Idriz Idrizi u shpreh njëlloj kur u pyet se ç’e mundonte. Ai punon dhe jeton në ato pjesë dhe veriun e njeh si ‘paren e kuqe’. Tha se e ndjente që nuk ishte klima që Ceraja, fshati që bashkë me Bistricën dhe Koshtovën e Vllahisë ishin të vetmet në skajin më verior, të priste qindra shqiptarë një tubim.

“Deklaratat e pamatura të disa udhëheqësve shtetëror si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, kanë ngritur shqetësime të mëdha tek banorët e veriut e posaqërisht tek shqiptarët, të cilët kanë ndjerë frikë se mund të shkaktohen incidente, tubime, protesta, bllokime të rrugëve”, thotë ai.

Këto ishin preokupimet e këtij qytetari të Mitrovicës, por që prejardhjen ka nga fshati më verior i banuar me shqiptar. Të tilla shqetësime kishin pasur edhe kushërinjtë e tij, banorët e tjerë fshatrave të Leposaviqit, dhe shqiptarët e Mitrovicës por që kishin familjarë veri. Sebep për këto shqetësime u bën deklaratat sa pompoze, aq edhe të papritshme, të parëve të Kosovës dhe Serbisë.

E kur gjithçka në veri dukej se po ecte sipas koordinatave që jepnin udhëheqësit politikë, siç thoshte prifti serb, Sava Janjić, qytetarët kishin mbetur vetëm si spektatorë të frikësuar nga ndonjë incident i bashkërenditur. Janjić thoshte se “këto janë informata që i kemi marrë madje nga besimtarë tanë, anëtarë të denjë të SNS, të cilët na janë drejtuar me lutje që të mos përmendim emrat e tyre që të mos e humbin punën dhe bukën”. Në një anë flitej për atë se si serbët ishin të përkushtuar për të punuar në drejtim të shpalljes së njëanshme të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e në anën tjetër u vendosën policë në çdo cep të veriut të Kosovës, vend ku ishte vrarë para disa vitesh një polic kosovar në një aksion të ngjashëm. Duke e parë këtë situatë të brishtë, KFOR-i shtoi patrullimet nga ajri, dhe nga toka me blinda.

Por, në Mitrovicën Jugore, në veri dhe fshatrat më thella të saj pyesnin njëri-tjetrin: Çka po bëhet?! Realisht askush s’dinte ç’qe aryeja që solli kaq frikë te ata. Në fshatrat shqiptare të Leposaviqit kishin frikë se do të mbeteshin nën një zonë kontrolluar nga Serbia, e në jug të Kosovës serbët frikësoheshin se po mbeteshin jashtë zonave të koncentruara me serbë e ku “ishin në dorë sigurt të Serbisë”. Gjithë kjo huti e qytetarëve e manifestuar me shenja frike ishte prezente edhe tek politikanët e tjerë shumicës dhe opozitës, e po ashtu edhe tek njerëzit e medias. Gjithçka luhej me shumë karta e shumë qëndrime. Qytetarët shprehnin frikë!

Dhe kjo frikë nuk shpaguhet as edhe me një “marrëveshje finale”, e sidomos nuk shpaguhet nëse po bëhet vetëm për të fituar pozitë dialogun e gjatë mes Kosovës dhe Serbisë. Pse quhet frikë dhe thuhet se nuk shpaguhet? Frikë sepse, ani pse u paralajmërua shpallje e njëanshme, nuk ndodhi asgjë tjetër përveç kaosit në familjet shqiptare dhe serbe të veriut. Nuk shpaguhet pasi qytetarë shumtë veriut ishin në shumë halle ato ditë: disa shkonin në familjet e tyre në jug, disa të tjerë nuk flinin. Disa anulonin agjendat ditore, e disa të tjerë as nuk dilnin në rrugë.

E duke parë diskutimet për atë që nga liderët po quhet ‘marrëveshje finale’ mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë ndalur, duhet gjetur një mënyrë si të ndalet frika tek qytetarët e thjeshtë kësaj pjese të Kosovës.

Ceraja, Bistrica e Koshtova e Vllahisë thërrasin për ndihmë sa herë një blindë e KFOR-it kalon pazakonshëm. A e shpaguan të jetuarit në këtë frikë një ‘marrëveshje finale’? Unë mendoj që jo.

comments

SHARE