Fuçia ballkanike e barutit

Ballkani është hapësirë ku jetohet në mënyrë stihike, paksa primitive më duket, dhe të gjithë e pësojmë. Hapësirë e cila është plot njerëz që besojnë lehtë, të cilët i blen me lehtësi e edhe më lehtë i çon në rrugë të gabuar. Politikanët që arrijnë të vijnë në pushtet mendojnë se atyre u është dhënë të shpenzojnë tërë kohën e një populli sikur të ishte koha e tyre. Një perceptim i tillë na sjell tek tensionet e vazhdueshme dhe për këtë arsye jemi në mënyrë permanente në rrezik. 

0
129

Këto ditë mund të dëgjojmë se gjendja politike në Ballkan nuk është aq e qëndrueshme. Në të vërtetë, të gjithë jemi dëshmitarë të protestave në Podgoricë, Tiranë, Banjallukë, Beograd. A mos i ka përzier duart këtu faktori i huaj apo është kjo vetëm një koincidencë? A mos janë udhëzuar këto protesta  nga perëndimi apo ndoshta nga lindja? A është opozita e mllefosur në pushtetin, apo është populli që papritmas u ngrit dhe u nis të luftojë për një jetë më të mirë? Është interesante se si protestat në vendet që kufizohen me njëra-tjetrën kanë aq shumë gjëra të përbashkëta. Shkaqet e protestave janë aferat që lidhen me shantazhime, rrahje, nepotizëm, korrupsion, tregti me drogë, vrasje, për të cilat akuzohet pushteti. Motivi është marrja e pushtetit. Ajo që është më e rëndësishmja janë pasojat, kurse pasojat e këtyre protestave janë pothuajse të parëndësishme, pushteti është ende i njëjtë.   

Tiranë – Me mijëra ithtarë të opozitës shqiptare kanë protestuar duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Demonstruesit në Shqipëri kanë qenë më radikalët, kanë hedhur kokteje molotovi mbi policinë. Korrupsioni, keqpërdorimi i pozitës, por edhe përfshirja e funksionarëve të lartë në tregti me drogë dhe krim të organizuar janë shkaqet që i nxorën demonstruesit në rrugë. Opozita po ashtu pohon që popullit po i pengon arroganca dhe përqeshja e popullit nga ana e kryeministrit Rama dhe ithtarëve të tij. Ndonëse është shënuar një përparim i caktuar, Komisioni Evropian, disa vite me radhë në raportet e progresit ka kërkuar nga Shqipëria që të bëjë hapa serioz në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dyshoj që edhe pas këtyre protestave Qeveria në Tiranë do të sillet në mënyrë më të përgjegjshme ndaj qytetarëve. Protestat deri tani nuk kanë ndryshuar asgjë të rëndësishme. 

Podgoricë – Shkas për grumbullimin e qytetarëve ishte afera „zarfi“, ku sekretari i përgjithshëm i kryesisë së Malit të Zi merr një zarf plot me para të cilat janë të destinuara për blerjen e votave, gjoja sipas urdhërit të presidentit aktual të Malit të Zi, Milo Đukanović. Inçizimi i kësaj afere u përhap shumë shpejt, pastaj populli doli në rrugë. Protestat u zgjeruan, sepse demonstruesit konsiderojnë se pushteti është i korruptuar dhe nuk duan të tolerojnë më Partinë Demokratike të Socialistëve dhe presidentin Milo Đukanović, që janë në krye të Malit të Zi qe 30 vite. Qytetarët në Podgoricë po thonë se sundimi i ligjit është i kontestueshëm edhe për Komisionin Evropian. Momentalisht nuk ka masë kritike që do të cenonte pushtetin e tanishëm në Podgoricë. 

Banjallukë – Për shkak të vrasjeve skandaloze të David Dragičević-it dhe Dženan Memić-it, filluan protestat qytetare që zgjatën një kohë të gjatë. Këto protesta kishin ngjyrime politike para zgjedhjeve, e më vonë prapë u shndërruan në protesta qytetare. Opozita iu bashkua këtyre protestave dhe i shfrytëzoi në fushatë para zgjedhjes, por kjo nuk dha efektin të cilin e prisnin. Protestat përshkallëzuan dhe u pa dhunë në rrugët e Banjallukës, policia arrestoi qytetarët që nuk donin të hiqnin dorë nga protesta. Pushteti në Banjallukë deri tani ka qenë mjaft i fuqishëm që të kontrollojë të gjitha, opozita pësoi humbje në zgjedhje. Qytetarët u qetësuan, protestat u shtypën. 

Beograd – Protestat në Serbi, të njohura si „#1nga5 milion“ organizohen në mbarë Serbinë tashmë qe disa muaj. Një pjesë e opozitës është bashkuar me qëllim që të vij në pushtet. Me mijëra njerëz janë në rrugë çdo të shtune ashtu që të mbështesin Lidhjen për Serbinë, siç e quajtën këtë lëvizje partitë e bashkuara opozitare. Shumë figura publike i kanë mbështetur këto protesta në të cilat ka pasur edhe skena të pakëndshme. Ka shumë njerëz të pakënaqur nëpër rrugë për shkak të nepotizmit, lirisë së mediave, presionit të partisë në pushtet, krimit, sistemit të rregulluar keq, thjesht të pakënaqur me gjendjen në vend. Metodat manipulative me të cilat po shërbehet pushteti po ashtu kanë cenuar dinjitetin e qytetarëve, kështu që opozita po e shfrytëzon dëshirën e qytetarëve për ndryshime. Masa ende nuk është kritike dhe karriga presidenciale e Aleksandar Vučić-it është tani për tani e sigurt. Mendoj se në Serbi ende nuk ka një lider që do t’i kundërvihej presidentit të tanishëm Vučić.

Ballkani është hapësirë ku jetohet në mënyrë stihike, paksa primitive më duket, dhe të gjithë e pësojmë. Hapësirë e cila është plot njerëz që besojnë lehtë, të cilët i blen me lehtësi e edhe më lehtë i çon në rrugë të gabuar. Politikanët që arrijnë të vijnë në pushtet mendojnë se atyre u është dhënë të shpenzojnë tërë kohën e një populli sikur të ishte koha e tyre. Një perceptim i tillë na sjell tek tensionet e vazhdueshme dhe për këtë arsye jemi në mënyrë permanente në rrezik.

Dyshoj që protestat do të ndryshojnë diçka. Edhe poqëse opozita arrin të vijë në pushtet, shkaktari i pakënaqësisë qytetare nuk do të ndryshojë. Mllefi dhe frustrimi i popullit do të mbeten të njëjtë. Duket sikur pushteti po punën për interesin e vet e jo në interes të qytetarëve. Qytetarët po e vërejnë izolimin nga regjimet sunduese, të cilët janë gjithnjë e më autokratik.  Protestat e drejtuara nga jashtë apo nga brenda vendit po zgjojnë diçka të re në Ballkan.  A po bëhet Ballkani prapë, për të satën herë, fuçi baruti? A po na gatitet diçka e re apo jo, na mbetet ta shohim në periudhën e ardhshme.

SHARE