Gjermania, “skeptike” ndaj idesë për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi

0
37

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha se Berlini është skeptik për idenë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një vizite në Shqipëri, Maas tha se “ekziton frika e efektit domino”.

“Jemi skeptikë dhe të matur në këtë çështje”, tha Maas, duke iu bërë thirrje të dyja vendeve që “ta qartësojnë dhe të gjejnë zgjidhje në një mënyrë që nuk sjell çështje të tjera”.

Ideja për ndryshim kufijsh është përmendur nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis vendeve të tyre.

Të dyja ato shpresojnë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ka nisur në vitin 2011 dhe ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, do të arrijë fazën finale me një marrëveshje dypalëshe, ligjërisht të obligueshme.

(evropaelire.org, 20/09/2018)

comments

SHARE