Gjuhë e drejtë(si)

„Shqipja dhe Serbishtja dhe alfabetet e tyre janë gjuhë zyrtare në Kosovë dhe kanë status të barabartë në institucionet e Kosovës.” Neni 2, pika 2.1. Ligji mbi përdorimin e gjuhëve

0
1215

„Shqipja dhe Serbishtja dhe alfabetet e tyre janë gjuhë zyrtare në Kosovë dhe kanë status të barabartë në institucionet e Kosovës.”
Neni 2, pika 2.1. Ligji mbi përdorimin e gjuhëve

„Secili person ka të drejtë të komunikojë dhe të pranojë shërbimet në dispozicion dhe dokumentet pub-like nga institucionet qendrore të Kosovës në cilëndo gjuhë zyrtare. Të gjitha institucionet qendrore ka-në për detyrë të sigurojnë që çdo person mund të komunikojë dhe mund të pranojë shërbimet në dis-pozicion dhe dokumentet publike nga organet dhe institucionet e tyre në cilëndo gjuhë zyrtare.”
Neni 4, pika 4.2 Ligji për përdorimin e gjuhëve

Paradoksalisht, as Ligji mbi përdorimin e gjuhëve nuk është i kursyer nga gabimet drejtshkrimore. Të paktën jo verzioni në gjuhën serbe. Në pikën 2.1 të lartpërmendur, një „s” e madhe po e kthen vëmendjen nga përmbajtja e pikës tek vetja. Kjo „s” krenare dhe e pacipë gjeti guximin të paraqitet në tërë madhësinë e vet përkundër ndalesës së qartë që të jetë e madhe në mbiemrat e formuar nga emrat e përveçëm që mbarojnë me „ski, čki dhe ški”. Kështu „s” është e madhe në Serbi dhe te Serbët, por assesi në diçka që është “serbe”, siç është në këtë rast gjuha. Kjo „s” ua vran syrin dhe ju harroni që thelbi i pikës 2.1 të Ligjit mbi përdorimin e gjuhëve është që gjuha serbe dhe ajo shqipe janë të barabarta në institucionet e Kosovës.

Gjuha shqipe i shpëtoi kritikës kësaj here sepse e zuri vendin para asaj serbe, në fillim të fjalisë. Por institucionet „Kosovare” nuk i shpëtuan. Ato e morën shembullin e Kosovës dhe Kosovarëve dhe menduan se edhe ato kanë të drejtë të krekosen me një „k” të madhe të shtypit. Megjithatë, nuk kanë të drejtë.

E tërë kjo nuk do të paraqiste ndonjë problem të madh po t’i përgjigjej zbatimi i Ligjit mbi përdorimin gjuhëve nevojave themelore të popullatës. E qëlluat, e dini që jo. Askujt nuk do t’i interesonte teoria, po të ishte praktika përkatëse. Anekdota e përhershme e anketës së bërë në Amerikë e cila ka treguar se një numër i madh i njerëzve nuk e di se si quhet krye-tari i tyre e tregon zbatimin e mirë të praktikës në të cilën nuk keni nevojë të dini teorinë. Teoria do të ishte Barak Obama si personalitet, praktika – republika kushtetuese federale e bazuar në sundimin e ligjit dhe standardin e lartë jetësor që nuk i shtyn qytetarët të pyesin veten: „Si quhet ai kryetar i marrë që ka lejuar që të jetojmë në mënyrë kaq të mjerë?” Neve na mungon shumëçka për të mos iu kthyer teorisë dhe kërkimit të drejtave tona në të, edhe nëse jemi laikë, e jo juristë të sapodiplomuar të cilët dëshirojnë t’i studiojnë mirë ligjet, shumë shpesh i kërkojmë dhe i lexojmë që të njihemi me të drejtat tona dhe mënyrat e luftës për sendërtimin e tyre. E kur i ktheheni teorisë, i keni dy mundësi para të cilave përndryshe shumë shpesh qëndroni edhe në jetën e përditshme: ose të qeshni ose të qani. Të gjitha ligjet janë të ndryshme në vetvete, por një gjë e kanë të përbashkët – përkthimi i dobët, me gabime gramatikore dhe shumë shpesh i pakuptueshëm dhe joadekuat në gjuhën serbe.

Nuk jam person stërhollues dhe nuk është qëllimi im që të llomotis për diçka „më pak të rëndësishme” derisa ka probleme të tjera që janë shumë më urgjente. Por kjo nuk është më pak e rëndësishme. Çdoherë kur nuk më janë respektuar të drejtat e mia gjuhësore në Koso-vë, unë i jam kthyer Ligjit mbi përdorimin e gjuhëve që të sigurohem që fjalia për përdo-rimin zyrtar të të dy gjuhëve nuk është fryt i imagjinatës sime dhe çdo herë kam hasur në bartje të gabuara nga gjuhët tjera në atë serbe, në „s”, „a” dhe „k” të madhe edhe ku nuk e kanë vendin, në rasa të gabuara, konstruksione që hutojnë. E kam të qartë se është e pamundur që në këtë moment përmirësimi i përkthimit të ligjit të jetë një nga prioritetet, por po ju lus mirë dhe njerëzisht, bile vendoseni këtë çështje në listë.