Gjuriq: Policët në veri respektojnë uniformën

Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës e respektojnë dhe e bartin uniformën zyrtare.

0
722

Të gjitha ato qe janë raportuar neper medie, komandanti i regjionit të veriut, Nenad Gjuriq i ka quajtur të pavërteta.

Duke u thirrur në burime të ndryshme mediet kishin raportuar se si pjesëtarët e Njësitit për Intervenimit të Shpejtë nuk po i veshin uniformat e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë që ishte transmetuar një intervistë e një personi për të cilin, Nenad Gjuriq thotë se nuk është polic.
“Këto informacione që kanë rrjedhur, janë bërë me qëllim që të prishin qetësinë që po mbretëron në rajonin tonë. Personi që ka folur është pjesëtar i Policisë së Kosovës, por nuk është polic”, ka thënë Gjuriq.

Prej integrimit të tyre në Policinë e Kosovës, disa nga ish-pjesëtarët e MUP-it, kishin refuzuar disa herë të kryenin detyrën. Mirëpo, ka kohë prej se regjioni i Mitrovicës veriore është duke funksionuar në kuadër të institucioneve të Kosovës.

(KOHA.net, 13 dhjetor 2015)

SHARE