Hahn: Marrëveshja e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë gjithëpërfshirëse

0
148

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka njoftuar se marrëveshja e ardhshme në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve do të jetë gjithëpërfshirëse.

“Marrëveshja në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë ka 35 deri në 40 faqe. Nuk pres që marrëveshja e ardhshme në mes të Prishtinës dhe Beogradit që jetë më e vogël, por të jetë qindra faqe”, ka thënë Hahn për Radio Evropa e Lirë.

Duke folur në Komitetit për Politika për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Hahn ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi e së ardhmes duhet të jetë përmbajtjesore dhe të kontribuojë në zhvillimin e mbarë rajonit dhe që nuk duhet të shërbej si përcaktues për vendet tjera.

Ai ka shprehur shpresën që dialogu në mes të dy vendeve do të rifillojë shumë shpejt . Pavarësisht qëndrimit, Hahn beson se procesi ka krijuar një klimë pozitive, që prej kur palët “thërrasin njëra-tjetrën” që “kur të lindë një problem për ta tejkaluar atë” çka ka qenë e pamenduar vite më parë.

Sa për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë ai ka thënë se çdo vend që do të bëhet pjesë e bllokut evropian duhet të koordinojë politikën e vet të jashtme me atë të BE-së.

“Një preh kapitujve në negociatat e pranimit përfshin kërkesën që çdo partner në 100 përqind ta mbështesë politikën e jashtme të BE-së. Nëse nuk ndodh kështu, atëherë nuk ka anëtarësim”.

(alsat-m.tv, 03/04/2019)

SHARE