Hapet ekspozita “Unerasable”, me gjetjen e identiteteve ish jugosllave

0
484

KULTPLUS

Pos artisteve nga Bosnja, në ekspozitë paraqiten edhe artistët Jeton Muja, Artan Hajrullahu, Maureen Bachaus, Vladimir Miladonovic, Ana Frangovska, Igor Sekovski e artistë të tjerë.
Arbër Selmani | Prizren
Në hapësirat e ashtuquajtura të grave shpesh janë krijuar skenare të ndryshme. Në hapësirën subversive është fuqia e gruas. Gruaja duhet pasur kujdes se çka han, çka pin, me çka mbulohet.
Puna e dy artisteve nga Bosnja e Hercegovina merrem me gruan dhe përpjekjen e saj që ta ruajnë, ta mbajnë, ta fusin në kamuflazhë hapësirën e tyre shumë rëndësishme. Adela Jusic dhe Andreja Dugandzic janë vetëm dy prej artisteve që janë pjesë e ekspozitës “Unerasable” e cila u hap dje në Prizren, në ditët kur po mbahet edhe edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Dokumentarit – Dokufest.

Ekspozita sjellë diskursin edhe të migracionit, si një konsekuencë e të qenit i kërcënuar dhe mënyrë për të mbijetuar.
“Pjesa jonë quhet “qëndisje”, ndërsa kemi qëndisur pozicionet e ndryshme të grave në një shoqëri. Derisa gratë tentojnë të performojnë në një shoqëri, ato ngrihen kundër vlerave patriarkale, traditave, dhe roleve gjinore e sfidave që vijnë bashkë me to, duke krijuar kështu një rezistencë” tregon artistja Dugandzic.
Pos artisteve nga Bosnja, në ekspozitë paraqiten edhe artistët Jeton Muja, Artan Hajrullahu, Maureen Bachaus, Vladimir Miladonovic, Ana Frangovska, Igor Sekovski e artistë të tjerë.

Ndërtimi i identiteteve të reja kombëtare është një prej pikave kryesore të ekspozitës e cila në një prej dyerve të saj tek Lumbardhi na ofron edhe thyerje xhamash. Secili nga vizitorët e ekspozits mund të shfrytëzojë një gur të rëndë për të thyer xhamin, ndoshta identitetin e vjetër.
Jeton Muja vazhdon të merret me thënien “hetimet vazhdojnë”, si një shprehje që vjen kaq e bajatshme në kontekste të ndryshme sociale.
Artisti Vladimir Miladinovic vjen me serinë “Free Objects” e cila përqëndrohet në një listë dokumentesh ku janë objektet e gjetura në disa varreza masive në Batajnicë në Beograd, në vitin 2001 e më pas 2002. / KultPlus.com

http://www.kultplus.com/?id=4&l=9910

SHARE