Haradinaj dënon sulmin ndaj pelegrinëve serbë në Istog

0
43

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmin e sotëm në Istog ndaj autobusëve me pelegrinë serbë.Haradinaj ka thënë se ky sulm është i papranueshëm dhe i dënueshëm pa marrë parasysh kryerësit ose motivet. “Sulmi në Istog, ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë që po e vizitonin një tempull fetar, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, pa marrë parasysh kryerësit apo motivet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje, Haradinaj ka kërkuar nga mekanizmat e zbatimit të ligjit t’i identifikojnë sulmuesit dhe t’i sjellin para drejtësisë.

“Kosova dhe institucionet e saj janë të përkushtuara për paqe dhe stabilitet dhe çfarëdo sulmi mbi qytetarët është atak ndaj vlerave të përbashkëta europiane, dhe si i tillë është në dëm të Republikës sonë! Kërkoj nga mekanizmat e zbatimit të ligjit që sulmuesit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë”.

(rtklive.com, 22/10/2018)

comments

SHARE