Hyseni në Washington, takon Pompeon dhe Palmerin

0
437

Koordinatori i Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, Skender Hyseni, do të takojë sot në Washington Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeon dhe Përfaqësuesin Special të Ballkanit Perëndimor, Matthew Palmer.

Hyseni ka mbërritur të dielen në SHBA, duke u bërë të ditura medieve takimet me këta dy zyrtarë amerikanë.

Më 24 korrik, Hyseni në Bruksel kishte takuar Asistent Sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi të Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, me të cilin kishte biseduar rreth procesit të dialogut.

Gjithashtu Hyseni përpara këtij udhëtimi ka takuar edhe Enver Hoxhajn e PDK-së dhe Fatmir Limajn, në kërkim të një uniteti sa i përket procesit të dialogut.

Skënder Hyseni, për pozitën që është emëruar, ka marrë përkrahjen e kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi/ Ksp.

(koha.net, 03/08/2020)