Intifada nga sokaku ynë

Krahasimi i Presidentit Thaçi, megjithëse nuk zgjoi vëmendjen e mediave, ka lënë përshtypje tek të gjithë ne që bile pak dimë për situatën në Lindjen e Mesme dhe mendimi im personal është që krahasimet e tilla nuk janë plotësisht të zbatueshme, përveç nëse nuk planifikohet skenar i njëjtë ose i ngjashëm edhe për problemin tonë - kurdoherë që një zgjidhje e propozuar nuk na përshtatet, niset ndonjë intifadë e re, vetëm se kjo do të ishte intifadë në oborrin tonë, dhe jo ndonjë e tillë që e shikojmë në televizor.

0
411

Ditë më parë, Presidenti i Kosovës, z. Thaçi, theksoi se shmangia e një zgjidhjeje përfundimtare për Kosovën do të sillte pasoja në të cilat Kosova do të gjendej në një situatë sikur Palestina. Natyrisht, vetë krahasimi solli me vete edhe dyshime të caktuara, por edhe i vendosi gjërat në një vend të tillë që ne çdo gjë shohim përmes një prizmi të tillë të krahasimit me problemin në Lindjen e Mesme.

Vetë krahasimi është i zbatueshëm vetëm pjesërisht pasi që Kosova nuk është Palestinë me pothuajse asnjë nga karakteristikat e saj dhe, thënë sinqerisht, as Serbia nuk është Izrael pothuajse me asgjë. E vetmja karakteristikë e zbatueshme e krahasimit të mësipërm është vetëm pranimi i ekzistencës së dy subjekteve në negociata. Pothuajse në të njëjtën mënyrë sikurse që Izraeli nuk e njeh të drejtën e Palestinës për vetëvendosje, Serbia  po ashtu mohon ekzistencën e Kosovës si një entitet politiko-juridik në një pjesë të territorit që ajo ende e konsideron të veten.

Dhe derisa të dyja palët, edhe ato nga krahasimi e edhe këto të rastit tonë, marrin pjesë aktivisht në negociatat për një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe ende nuk po arrihet deri tek marrëveshja përfundimtare. Dhe arsyet për këtë janë të shumta dhe gati se të shpërndara barabar në të dyja anët në negociata. Me këtë e kemi fjalën edhe për këto nga krahasimi edhe për rastin tonë. Thënë sinqerisht, dallimi i madh është se palët nga krahasimi çdo disa vjet ndodhen edhe në konflikt të armatosur i cili nga themeli lëviz gjithçka që është dakorduar paraprakisht, derisa në rastin tonë kjo nuk është kështu. Ose ne jemi më të qytetëruar ose kemi kontroll më të fortë? Shpresoj se është kjo e para, edhepse të gjithë jemi të vetëdijshëm se kjo e dyta është më e rëndësishme; sapo mendojmë se jemi ngritur mbi konfliktin, ndonjë ekstremist na tregon se ka ende forca të tilla që do të donin që problemin e të gjithë neve të përpiqen ta zgjidhin në një mënyrë tjetër, më të keqe.

Ndoshta Presidenti Thaçi mendoi për statusin juridik të Palestinës, sepse edhe ajo është një territor pjesërisht i njohur, edhe pse e ka statusin e vëzhguesit në KB. Por siç qëndrojnë gjërat, Kosova mund të krahasohet me Palestinën vetëm me njohjen e pjesshme ndërkombëtare, sepse ajo ende nuk do ta marrë statusin e vëzhguesit apo ndonjë status tjetër në KB, të paktën gjykuar nga pikëpamjet e politikanëve nga Beogradi të cilët megjithatë e kanë fjalën kryesore lidhur me atë çështje.

Po ashtu, lidhur me njohjen ndërkombëtare të Palestinës opinioni ndërkombëtar është deklaruar në Asamblenë e Përgjithshme të KB, me përjashtim të disa shteteve të cilat me vetëiniciativë kanë njohur pavarësinë e saj, derisa në rastin e Kosovës ky proces është fryt i luftës diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës si dhe lobimit të vendeve mbrojtëse të pavarësisë së Kosovës. Kështu që edhe këtu ekziston dallimi midis Kosovës dhe Palestinës.

Për bazën historike të këtij krahasimi nuk do të flisja kësaj here sepse do të sillte me vete shumë komente negative. Megjithëse ndoshta pikërisht ky aspekt do të mund madje të ofronte edhe disa shpjegime më të qarta rreth zgjidhjes së mundshme të problemit tonë. Sidoqoftë, e kemi parë shumë herë se, në rastin tonë, historia nuk është një mjet që na ndihmon t’i kuptojmë dhe pranojmë faktet ashtu siç janë por pikërisht e kundërta. Kështu që, për fat të keq, duhet ta lëmë anash historinë derisa të mos dalin disa gjenerata të reja të cilat do ta shohin atë vetëm si shkencë.

Në fund, krahasimi i Presidentit Thaçi, megjithëse nuk zgjoi vëmendjen e mediave, ka lënë përshtypje tek të gjithë ne që bile pak dimë për situatën në Lindjen e Mesme dhe mendimi im personal është që krahasimet e tilla nuk janë plotësisht të zbatueshme, përveç nëse nuk planifikohet skenar i njëjtë ose i ngjashëm edhe për problemin tonë – kurdoherë që një zgjidhje e propozuar nuk na përshtatet, niset ndonjë intifadë e re, vetëm se kjo do të ishte intifadë në oborrin tonë, dhe jo ndonjë e tillë që e shikojmë në televizor.

SHARE